Demi arrin 10 milionë ndjekës në “Instagram”
11 shtator 2019
| 11:40
Nuk më besohet që kam arritur 10 milionë mbështetës. Kështu ka shkruar Demi Rose në llogarinë e vet në “Instagram”. Teksa ka publikuar një foto bardhë e zi me të brendshme, ish e dashura e Tygas ka shprehur mirënjohjen për fansat e saj. “Ju dua. E dini apo jo historinë time, e vlerësoj të gjithë dashurinë tuaj dhe fjalët e mira. Ju më ngrini lart dhe unë dua gjithashtu t’ju ngre po aq lart. Me ngadalë, por me siguri që po bëhem më e fortë dhe personi që duhet të jem. Koha është ilaç dhe po tregohem e duruar me veten time. Do të doja t’ju ndihmoja dhe t’ju frymëzoja të gjithëve më shumë. Mjafton të bëni më të mirën tuaj, me ritmin tuaj”, ka shkruar modeluesja britanike.