Demi Lovato çohet me urgjencë në spital për shkak të mbidozës së drogës
24 korrik 2018
| 22:30
Këngëtarja Demi Lovato është dërguar me emergjencë në një spital në Los Angeles shkaku i mbidozës me heroinë, raporton TMZ.
25-vjeçarja është dërguar në spital pasdite nga shtëpia e saj në Hollywood Hills.
Tabloidi amerikan raporton se nuk dihet gjendja e saj.
Muajin e kaluar Lovato kishte bërë të ditur se u ishte kthyer drogave pas gjashtë vjetësh esëll.