
Demi Lovato drejt shërimit të plotë pas 90 ditëve të rehabilitimit
29 tetor 2018
| 16:07
Këngëtarja Demi Lovato, para disa muajve është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj pasi që kishte marrë mbi dozë të lëndëve narkotike.
Lovato pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ka filluar rehabilitimin e saj për të ju kthyer normalitetit.
Nëna e Lovatos, Dianna De La Garza i ka treguar mediave se Demi që 90 ditë nuk ka poseduar ndonjë lëndë narkotike dhe rehabilitimi i saj po shkon shumë mirë.
“Po që 90 ditë dhe nuk mund të isha më falënderuese ose më krenare sepse të jesh e dhënë pas drogës është një sëmundje” ka thënë Dianna.
Duke parë që trajtimi i Demi Lovatos po shkon mirë, shumë shpejtë mund ta shohim rikthimin në muzikë.