Demi Lovato gati për rehabilitim
05 gusht 2018
| 12:56
Këngëtarja Demi Lovato është pajtuar që pas lirimit nga spitali të trajtohet edhe në një klinikë rehabilituese.
Sipas “TMZ”-së, përgatitjet tashmë janë bërë në klinikën në fjalë. Ndërsa sipas familjes së këngëtares më në fund kanë biseduar me të për fillimin e fazës rehabilituese. Ata donin ta bënin këtë më parë, por për shkak të ndërlikimeve të mbidozimit kjo nuk u bë e mundur. Këngëtarja 25-vjeçare është duke u shëruar dhe mund të dalë shpejt nga spitali për ta filluar fazën e rehabilitimit profesional për ta luftuar varësinë nga droga.