Demi Lovato ishte mes jetës dhe vdekjes
29 korrik 2018
| 13:21
Demi Lovato ishte afër vdekjes ditën e martë nga overdoza me drogë. Sipas burimeve të “TMZ”, overdoza që kishte përjetuar këngëtarja ishte serioze.
Ajo mund të kishte vdekur po qe se ndihma e shpejtë do të vonohej, madje edhe për vetëm një minutë.
Mjekët kishin administruar ilaçin Narcan, i cili ka kundërefekt për opioidë, në shtëpinë e saj. Këngëtarja aktualisht është duke u rikuperuar në spital dhe pritet të hyjë në një program rehabilitimi pasi të dalë nga spitali.