Demi Lovato shfaqet pas rehabilitimit
26 shtator 2018
| 13:11
Demi Lovato është paraqitur për herë të parë pas një mbidoze fatale që pati gjatë verës. Këngëtarja 26-vjeçare u pa duke biseduar me një grua derisa po pinte një kafe pranë objektit të saj të rehabilitimit, shkruan “DailyMail”.
Është raportuar javën e kaluar se Demi ishte transferuar nga një qendër rehabilitimi në Bregun Lindor në një tjetër institucion që është i njohur botërisht për programet e tij të varësisë.