Demi Lovato uron ditëlindjen e të dashurit me një fotografi intime
26 qershor 2020
| 11:42
Demi Lovato dhe Max Ehrich kishin mbajtur të fshehtë dashurinë për disa muaj, derisa këngëtarja gjatë një video ‘live’ kishte zbuluar rastësisht lidhjen. Ajo u kyç të mërkurën në “Instagram” për të ndarë një urim për aktorin amerikan i cili ka mbushur 29 vjet jetë.
Në postimin plot dashuri, Demi atribuoi të dashurin që ka bërë atë të ndihet e dashur dhe e pranuar pa kushte, në një mënyrë që nuk është ndier kurrë më parë.
“Unë nuk mund ta sqaroj atë as ty. Ti je i papërshkrueshëm, o burrë i bukur. Brenda dhe jashtë jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Demi, e cila është duke u karantinuar me Max në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.