Demi Moore mahnit ndjekësit me pozat me bikini

05 korrik 2023 | 16:09

Demi Moore festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke zgjedhur relaksin dhe banjon e diellit.

Ndjekësit edhe një herë tjetër u mahnitën me linjat e saj trupore, ku 60-vjeçarja duket si një vajzë e re.

Ylli hollivudian ka postuar në rrjetin social “Instagram” disa foto ku merr rreze dielli dhe mban veshur bikini minimaliste. Në një tjetër video, aktorja argëtohet teksa kërcen mbi një dyshek uji të vendosur në liqen.

Në ditën e saj të relaksit, Moore shoqërohet nga qenushi i saj dhe teksa uron Pavarësinë, u rikujton ndjekësve të përdorin kremin mbrojtës ndaj diellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një haxhi shqiptar ka vdekur në Medine. Lajmin e ka…