Demi Moore, ‘personi më i bukur në botë për vitin 2025’

23 prill 2025 | 08:44

Titullin e personit më të bukur në botë për këtë vit sipas revistës People e fitoi aktorja e njohur Demi Moore (62 vjeçare).

Që nga viti 1990, revista People ka përzgjedhur njerëzit më të bukur në botë me qëllim që të prezantojë lexuesit me personazhet e famshëm që thyejnë stereotipet për bukurinë dhe frymëzojnë me shembullin e tyre.

Nëpërmjet kësaj përzgjedhjeje prestigjioze, yje të shumtë të Hollivudit janë përfaqësuar ndër vite, duke përfshirë yllin e parë të kopertinës Michelle Pfeiffer, dhe më vonë Julia Roberts, Beyonce, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.

A post shared by People Magazine (@people)

Pas suksesit të saj të madh në filmin horror “The Substance”, në të cilin ajo luan një grua të fiksuar pas rinisë së përjetshme, Demi foli për revistën People për pikëpamjen e saj për bukurinë.
“Bukuria është autenticitet dhe pozitivitet. Është të ndihesh rehat në lëkurën tënde”, tha Moore.

Demi gjithashtu theksoi se, pas vitesh nën presion për t’u dukur perfekte, më në fund kishte gjetur një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të relaksuar me trupin dhe jetën e saj.

Ajo tha se bukuria e vërtetë nuk qëndron te mosha apo pamja, por të jemi vetvetja dhe të kujdesemi për veten me dashuri.

Vitin e kaluar këtë titull e fitoi aktorja Sofia Vergara (51 vjeçe).

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…