Demi: Qeveria po krekoset për zhvillim ekonomik, por ende bizneseve u ndalet rryma
Analisti Agron Demi, ka vlerësuar se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë kohë është shumë më e dëmshme për bizneset se para një dekade.
Ai ka treguar se në këtë kohë bizneset e reja nuk kanë gjenerator, ndërsa ato të vjetrat i kanë larguar gjeneratorët.
Demi ka treguar se si sot një biznes nuk ka mundur t’i shërbej klientët e tij për shkak të ndërprerjes së rrymës.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po krekoset për zhvillim ekonomike.
“Ndërprerja e rrymës sot i dëmton shumë ma shumë bizneset se sa për shembull 10-15 vjet më parë. Shumica e bizneseve të reja nuk kanë bateri (agregat), kurse ato që i kanë pasur i kanë largu moti. Tash një biznes po i kthen mbrapa krejt klientelën ngase për drekë nuk mundet me ju afruar asgjë të nxehtë nga kuzhina apo aparati i kafes. Një ditë e humbur. E qeveria krekoset me sukseset në zhvillim ekonomik e investime në energji”, ka shkruar Demi në “Facebook”.