Demi Rose shfaqet në një fushë tenisi me bikini që nuk i lënë vend imagjinatës
Falë formave bombastike trupore dhe pozave “hot”, ajo ka arritur që të grumbullojë 19.6 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”. Është fjala për Demi Rose, e cila nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikojë fotografi ku shfaqet me të brendshme apo edhe e zhveshur.
Së fundmi, modelja e famshme ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet me bikini në një fushë tenisi. Ajo mban veshur të brendshme të bardha ku në pozën e parë ka nxjerrë në pah të pasmet e saj bombastike.
Ndërsa në foton e dytë, Demi ka ekspozuar gjoksin që me zor i mbulohej nga reçipetat. Ndërkohë bikinit i kishte kombinuar me atlete të bardha dhe çorape të gjata.
Nga ana tjetër, në kokë mbante një rreth të madh dhe syze dielli. “Praktika të bën perfekt”, shkruan Rose bashkëngjitur me fotot ku mban në duar raketën dhe topin e tenisit.