Demir Lima i bashkohet iniciativës që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit

05 janar 2023 | 12:01

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, Demir Lima, i është bashkuar iniciativës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

“Si veprimtar i çështjes kombëtare, si ish i burgosur politik dhe si i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, e mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit, sepse në këtë simbol shoh të sintetizuara dhembjet e shkaktuara nga të gjitha krimet që ka kryer Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës. Personalisht, jam shumë mirënjohës ndaj Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” në veçanti veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, mikut tim Bardhyl Mahmuti për gjithë punën e palodhur që po bëjnë në ngritjen e vetëdijes ndaj krimeve serbe në Kosovë. Uroj që kjo kërkesë të marrë karakter zyrtar deri më 15 janar, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit”, ka shkruar Lima në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani do të vijojë të jetë pjesë e Napolit.…