Demir Limaj kujton 19-vjetorin e lirimit të burgosurve politikë nga burgjet serbe

27 mars 2020 | 22:28

Profesori universitar Demir Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar 19-vjetorin e lirimit të burgosurve politikë nga burgjet serbe.

Ai ka postuar edhe disa shkrime të medieve ku kanë raportuar për të burgosurit politikë shqiptarë.

Limaj i cili ka qenë edhe vet i burgosur politik, ka thënë se liria e Kosovës ishte shumë e shtrenjtë që u pagua me gjak e shumë mund nga populli ynë.

Postimi i tij:

Sot 19 vite nga lirimi i të burgosurve politik nga burgjet serbe. Këta ish të burgosur, shokë të mi, ishim
ndër celulat e para të UÇK-së.
Liria e Kosovës ishte shumë e shtrenjtë, ajo u pagua me gjak e shumë mund nga populli jonë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
DL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë…