Demireli takohet me drejtuesit FBK-së
Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel po qëndron në Kosovë, ku të mërkurën është takuar me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahun dhe sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Zyrtarët e FBK-së e kanë njoftuar Presidentin e FIBA Evropës për rrjedhën e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po mbahet në Prishtinë. Kjo është hera e parë që një Evropianit i Divizionit B, po mbahet në Kosovë dhe deri më tani organizimi ka shkuar për mrekulli.
Demirel është shprehur i kënaqur për mbarëvajtjen e Kampionatit dhe punën që po bënë Federata e Basketbollit në organizimin e këtij Evropiani shumë të rëndësishëm. Presidenti i FIBA Evropës edhe një herë është shprehur se do të ndihmojë basketbollin e Kosovës. Ai theksoi se basketbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdha dhe meriton një vend special edhe në FIBA.
Demirel sonte gjatë ditës do të shohë dy ndeshjet e Evropianit U20, Irlanda-Izraeli dhe Rumania-Finlanda. Në mbrëmje do të shikojë përballjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në parakualifikimet e “Eurobasket 2021”.