Demiri: Informacionet se Bosnja dhe Hercegovina ka votuar kundër në KiE s’janë të sakta
Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare, pasditen e së martes.
Këtë hap të rendësishëm për Kosovën e ka përshëndetur ish-deputeti boshnjak, dhe kryetari DSB-së, Rasim Demiri, i cili me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai përmes një reagimi ka thënë se informacionet se Bosnja dhe Hercegovina ka votuar kundër në Asamblenë e Këshillit të Evropës nuk janë të sakta.
“Nga katër të pranishmit asembleistë, dy përfaqësues votuan ‘për’, ndërsa dy nga komuniteti serb ishin kundër”, ka thënë Demiri.
REAGIMI I PLOTË:
Lajm i madhë për Republikën e Kosovës !
Asambleja e Këshillit të Evropës dje, me shumicë të madhe të asambleiste të tij votoi për pranimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm evropian.
Për” votuan 131 asambleistë, 29 votuan kundër, ndersa 11 abstenuan.
Më 16 maj është caktuar seanca e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku duhet të merret vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
I urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë hap të madh përpara, për të cilin u përfshinë të gjitha institucionet shtetërore.
Shënim:
Informacioni se Bosnja dhe Hercegovina ka votuar kundër në Asamblenë e Këshillit të Evropës nuk janë të sakta, siç kan fatkeqësisht, informuar nje numer e konsiderushëm mediat në Kosovë.
Nga katër të pranishmit asembleistë, dy përfaqësues votuan ‘për’, ndërsa dy nga komuniteti serb ishin kundër.
Një përfaqësuesja nga komuniteti kroat nuk ishte i pranishëm.
Kryetar i DSB-së
Koalicioni Vakat
Rasim Demiri