Demiri kujdeset për flamurin e Kosovës në Ambasadën në Jerusalem

20 mars 2021 | 20:14

Një moment jo i zakonshëm, të cilin nuk jemi mësuar ta shohim për zyrtarët në diplomacinë e jashtme, është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e cila së fundi në një fotografi shihet duke i kushtuar rëndësi të madhe, dukjes së Flamurit të Kosovës.

https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/03/163170380_1181291742309689_616578743913155710_o.jpg

Në fotografi ajo duket ndërsa me kujdes të shtuar hekuros flamurin kosovar, sigurisht për paraqitje dhe prezantim sa më të bukur në selinë e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar…