Demokracia në Kosovë, në rrezik
14 prill 2020
| 09:19
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka komentuar vendimet e mbrëmshme të Ministrisë së Shëndetësisë për shtimin e masave të ndalimit të qarkullimit. Sipas tij, veprimet e tilla të qeverisë në detyrë janë të rrezikshme dhe kundërkushtetuese.
“Rrezik politik i madh për demokracinë në Kosovë. Nuk ka të drejtë t’i mbyllë të gjithë njerëzit”, tha Ismaili.
Nënkryetari i PDK-së në “Pressing” tha se e gjithë lufta po bëhet për drejtimin e qytetarit dhe jo për të mbrojtur ata. “Situata po eskalon më shpejt sesa që e kemi pritur. Vendimet janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.