‘Demokracia Studentore’: Isa Mustafa paguhet nga UP-ja pa mbajtur orë mësimi 

10 tetor 2020 | 14:35

“Demokracia Studentore” ka kërkuar nga rektori aktual i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që t’i largojë profesorët të cilët janë të fuqishëm në politikë që nuk mbajnë mësim dhe paguhen nga UP-ja.

Sipas kësaj organizate, njëri prej tyre është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nuk ligjëron për më shumë se katër vjet.

“Në bazë të një hulumtimi nga organizata jonë ‘Demokracia Studentore’, Isa Mustafa merr rrogë me shumë se katër vite prej UP-së përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik pa ligjëruar asnjëherë në universitet”.

“Andaj ne si organizatë kërkojmë nga rektorati aktual që mos t’i frikësohet politikanëve të fuqishëm dhe t’i liroj nga detyra të gjithë ata profesor me ndikime politike që deri më tani e kanë përdoruar autoritetin e tyre dhe janë paguar nga universiteti pa mbajtur asnjë orë mësim”.

“Mexhid Ramusa nga kjo organizatë tha se profesorët të cilët janë me ndikim politik si Isa Mustafa i kanë uzurpuar pozitat e tyre dhe nuk po e lënë universitetin që të zhvillohet”, thuhet në njoftimin e organizatës “Demokracia Studentore”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient”. Kështu…