“Demokracia Studentore” kërkon dorëheqjen e rektorit
12 prill 2018
| 13:08
Organizata “Demokracia Studentore”ka zhvilluar një aksion simbolik në shenjë pakënaqësie me gjendjen në Universitetin e Prishtinës.
Kjo organizatë ka shprehur pakënaqësinë për keqmenaxhimin e Universitetit të Prishtinës, aferat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërlarja e parave në UP përmes OJQ-ve dhe në fund kërkuan dorëheqjen e rektorit Marjan Dema.
Kryetari i DS-së, Mexhid Ramusa, ka thënë se janë mbledhur para rektoratit për t’i kundërshtuar dallaveret që po bëhen në këtë institucion.
Ai ka shtuar se rektori i UP-së ka shpërlarë para dhe askush nuk e ka ngritur zërin për këtë çështje deri më tani dhe se Policia e Kosovës, sipas tij, i ka ngritur kallëzim penal për 900 mijë euro.