Demokracia Studentore kërkon nga UP-ja lirimin e studentëve nga të gjitha pagesat

20 maj 2020 | 14:46

Organizata Demokracia Studentore ka kërkuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës që t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë.

“Ne si studentë jemi shumë të shqetësuar për presionin e vazhdueshëm që po e bëjnë fakultetet ndaj studentëve për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që në këtë kohë të pandemisë t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat, pasi studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të pandemisë”.

“Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj. Rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studentëve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim dhe t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor”, është thënë në kërkesën e organizatës Demokracia Studentore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit  Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar…