Demokracia Studentore: Në Kosovë festohet Dita e Evropës, ndërsa studentët janë të izoluar

09 maj 2020 | 10:34

Organizata Demokracia Studentore ka reaguar për Ditën e Evropës duke theksuar se studentët dhe të rinjtë e Kosovës ende janë të izoluar dhe nuk mund të lëvizin lirshëm për ta përfaqësuar vendin në konferenca dhe evenimente të ndryshme botërore.

Kryetari i kësaj organizate, Mexhid Ramusa, ka thënë se mosliberalizimi i vizave po ua mohon studentëve lëvizjen e mirë. Ai për mosliberalizim të vizave si fajtorë kryesorë i sheh deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kërkon përgjegjësi nga politikanët që, sipas tij, nuk po bëjnë mjaftueshëm në këtë drejtim. “Studentët po mbesin mbrapa me zhvillimin dhe avancimin global pasi që Evropa nuk po na hapë rrugët e lëvizjes së lirë. Edhe pse të izoluar, ne e festojmë ditën e Evropës, por ne kërkojmë përgjegjësi nga politikanët tanë të cilët nuk po bëjnë mjaft për këtë, mosliberalizimi i vizave edhe këtë vit po ua mohon studentëve kosovarë lëvizjen e lirë dhe, si të tillë, po mbeten të izoluar dhe për këtë shkaktarët kryesorë janë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët lëvizin të lirë, ndërsa populli dhe studentët janë të izoluar sepse nuk i kanë të njëjtat mundësi”, thotë Ramusa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se…