Demokratët amerikanë: Ministri gjerman e ka mirë, Serbia duhet ta njohë Kosovën
15 shkurt 2018
| 23:38
Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka përkrahur deklarimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse do anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Ministri i Jashtëm gjerman është 100 për qind i saktë”, thuhet në një postim në “Twitter” të komisionit amerikan që udhëhiqet nga kongresmeni, Eliot Engel, ku është shpërndarë edhe citati i Gabriel.
“Nëse Serbia do të lëvizë përpara drejt Bashkimit Europian, kusht i parë është ndërtimi i një rendi të sundimit të ligjit, por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Gabriel në vizitën e tij në Prishtinë. (KlanKosova)