Demokratët bllokojnë sërish seancën në Kuvendin e Shqipërisë
08 shkurt 2024
| 13:28
Brenda 21 minutash është mbyllur edhe seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kaloi mes zhurmës projektligjet të cilat ishin në rendin e ditës së sotme dhe lajmëroi mbylljen e seancës.
Edhe pse 23 demokratë ishin të përjashtuar, sërish deputetët e Rithemelimit të cilët kanë qenë të pranishëm nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancës.
Amendamenti i Lulzim Bashës, për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga buxheti i shtetit Kosovës, u rrëzua me 75 vota kundër.