Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana
17 nëntor 2019
| 12:55
John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.
Rezultati konsiderohet si një disfatë e madhe për presidentin Donald Trump, i cili ka mbështetur Risponen, duke vizituar dy herë vendin gjatë fushatës si dhe duke shfrytëzuar këto zgjedhje si test për popullaritetin e tij.
Të shtunën, Trump kishte bërë disa postime në “Twitter” duke kërkuar nga votuesit që ta votojnë kandidatin nga radhët e republikanëve.
Më herët këtë muaj, republikanët nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet as në Kentucky, ndërsa demokratët morën në kontroll të plotë Virginian.