Demokratët nisin përpjekjet për shkarkimin e Trumpit

11 janar 2021 | 16:33

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan pritet të bëjnë këtë të hënë përpjekjen e parë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, në ditët e fundit të mandatit të tij.

Drejtuesja e dhomës së ulët, demokratja Nency Pelosi tha se do të paraqesë për votim një rezolutë jo-detyruese ku i kërkohet nën Presidentit Mike Pence të vë në zbatim Amendamentin e 25-të për shkarkimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët akuzojnë Trumpin si nxitës të sulmit të mbështetësve të tij ndaj kongresit më 6 janar, ditën kur u miratua zgjedhja nga kolegji e Joe Biden si President.
Ata e konsiderojnë sulmin si kryengritje të organizuar nga presidenti në detyrë. Demokratët thonë se ai është i paaftë për të vazhduar detyrën dhe se ka shkelur betimin, argumente për shkarkimin e tij që i përfshin Amendamenti i 25-të.

Mediat amerikane thonë se Pens mund ta aktivizojë këtë amendament, nisur edhe nga fakti se marrëdhëniet e tij me Trump-in janë ftohur, që pas refuzimit të thirrjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë për të bllokuar sesionin e 6 janarit.

Demokratët thonë se nëse Pens nuk pranon do të nisin procedurat e hetimit në Kongres për shkarkimin e tij. Në çdo rast, në të dyja dhomat nevojiten 2/3at e mbështetjes që ka pak gjasa të arrihen. Nëse shkarkohet, Trump nuk kandidon dot për një mandat të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpallur gjendje…