Demokristianët e Vjenës kërkojnë sqarime nga kryesia dhe kryetari i partisë, Zef Morina

03 dhjetor 2024 | 11:20

Në një shkresë të datës 23 nëntor 2024 drejtuar kryesisë së Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) përmes kryetarit, Zef Morina, duke shprehur shqetësimet mbi zhvillimet e fundit me të cilat u karakterizua Kuvendi Zgjedhor i PSHDK-së, mbajtur me 3 nëntor 2024 në Gjakovë, dhe në veçanti lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohen bashkësitë e degëve dhe degët e këtij subjekti politik në mërgatë, me theks të veçantë në Austri, demokristianët e Vjenës njoftojnë opinionin publik lidhur me sa vijon:

PSHDK është themeluar me 4 nëntor 1990. Që nga atëherë ajo ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në mërgatë, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri, ku, që nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ajo ka qenë aktive, kryesisht në qytetin e Graz-it. Me 10 maj 2009 u themelua dega e PSHDK-së në Vjenë, ndërsa pak kohë më pas edhe në Wiener Neustadt, si dhe një degë provizore në Amstetten. Së paku që nga viti 2014 asnjë nga degët e PSHDK nuk ka qenë aktive, ndërsa së paku në 8 vitet e kaluar nuk është mbajtur, në mënyrë statutare dhe legjitime, asnjë Kuvend i Bashkësisë së Degëve (BD) të PSHDK në Austri. Kjo nënkupton se në nivel të BD të PSHDK nuk ka struktura aktive (kryetar dhe kryesi) me vetë faktin e pasivizimit të saj.

Me 6 tetor 2024 anëtarësia e PSHDK-së në Vjenë, me vetiniciativë dhe në praninë e 46 delegatëve si dhe të Arbër Prenaj, të deleguarit nga kryesia qendrore e partisë me seli në Prishtinë, ri-themeloi degën e PSHDK-së duke zgjedhur kryetarin, dy nënkryetarët, sekretarin, arkëtarin dhe anëtaret tjerë të kryesisë.

Andaj, demokristianët e Vjenës, për hir të informimit transparent dhe përmbajtjesor të anëtarësisë lidhur me zhvillimet e deritanishme në përfaqësimin politik të demokristianëve në Austri, kërkojnë nga Kryesia e PSHDK-së dhe kryetari i saj, Zef Morina, që të ofrojë, me shkrim. sqarimet lidhur me pikat në vazhdim:
• Sa degë të PSHDK-së ka momentalisht dhe Austri, cilat janë ato dhe cilat prej tyre kanë mbajtur kuvende zgjedhore dhe dërguar delegatë në Kuvendin Zgjedhor të PSHDK-së mbajtur me 3 nëntor 2024?
• Cilat janë strukturat udhëheqëse të degëve të PSHDK-së në Austri (emrat e kryetarëve, nënkryetareve, sekretareve dhe arkëtarëve)?
• Kur, ku dhe nga kush janë organizuar kuvendet e degëve te PSHDK-së në Austri në së paku dhjetë vitet e kaluara (procesverbalet, listat e pjesëmarrësve, etj.)
• Kur, ku dhe nga kush janë organizuar kuvendet e Bashkësive të Degëve (BD) të PSHDK-së në Austri në së paku tetë vitet e kaluara (procesverbalet, listat e pjesëmarrësve, etj.)
• Kush është përfaqësues i demokristianëve të Austrisë në Këshillin e Përgjithshëm të PSHDK-së, nga kush është propozuar dhe cili është legjitimiteti i tij? Në mungesë të përgjigjes nga strukturat partiake dhe kryetari i partisë, Zef Morina, kjo shkresë bëhet publike dhe do të ju dërgohet te gjitha palëve të interesuara, përfshirë edhe Këshillin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Shkresa është e nënshkruar nga Anton Marku, kryetar i degës së PSHDK-së në Vjenë.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61566789342802

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësia i…