Demolohet një lokal në Prishtinë, policia nis hetimet
29 mars 2023
| 00:08
Një lokal në kryeqytet është demoluar nga persona të panjohur.
Incidenti ndodhi në një lokal që gjendet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, rreth orës 21:30 të mbrëmjes.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në përgjigje.