Demonstratat e 4, 5, 11, dhe 26 marsit duke vazhduar më ato të 1, 2 dhe 3 prill të vitit 1981, nga të cilat u vunë themelet e Republikës së Kosovës
Nga Hysen Sogojeva
Pa marrë parasysh interpretimet e shumta e të cilat mbase mund të jenë edhe kundërthënëse, Demonstratat e vitit 1981 janë një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më rëndësishme të historisë së Kosovës. Ato shënojnë fillimin e dominimit të politikës serbe në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, fillimin e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe të Kushtetutës së vitit 1974 që avancoi statutin politik e shoqëror të shqiptarëve, por edhe fillimin e fundit të kësaj federate e të shtetit komunist jugosllav.
11 MARSI …..
Demonstratat fillimisht shpërthyen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në mbrëmjen së mërkurës, më 11 mars 1981, atëherë kur thyhen pjatat “me fasule”. Si arsyetim ishin pakënaqësitë e arsyeshme të studentëve për kushtet e ushqimit e të banimit.
Gjatë kësaj kohe unë banoja në konviktin Nr.3. Pasi që fashti Graboc i Poshtëm i takonte Komunës së Prishtinës ishte vështirë për të fituar vend në konvikte, prandaj deri sa u lirua një vend unë bashkë me Ibrahim Ramadanin, që tani është profesor universitar, ne FSHMN, në Departamentin e Gjeografisë kemi fjetur në një krevat. Pikërisht në natën e 11 marsit i tërë konvikti u trazua disi dhe të gjitha bisedat lidheshin me protestën që filloi gjatë darkës në mensën e studentëve.
Mbase pse po këtë ditë në Stadiumin e Prishtinës ishte zhvilluar ndeshja futbollistike midis Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit shumë nga qytetarët nuk e dinin se çfarë po ndodh dhe kanë menduar se demonstruesit janë simpatizantë futbolli.
Protesta e filluar në mensën e studentëve u planifikua në natën e 10 marsit 1981 në dhomën 312 të konviktit të studentëve. Biseda për një reagim për kushte më të mira të mësimit, të banimit e ushqimit të studentëve, vazhdon në dhomën 310. Aty kanë qenë: Kadri Kryeziu, Ramadan Gashi, Bedri Deliu, Murat Musliu, Jonuz Jonuzi dhe Gani Koci, të cilët vetëm si fytyra i kam njohur edhe pse ishin studentë, por jo me emra dhe nuk kam pas kontakte më shumë me ta.
Demonstratat e 11 marsit zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit, kur ndërpriten me intervenimin e forcave të Milicisë.
25, 26 MARSI….
Në Demonstratat e ditëve tjera (25 e 26 mars 1981), kyqet ilegalja politike shqiptare dhe grupe të ndryshme që nisen me aktivitetet e tyre.
Kështu, më 25 mars, në Prishtinë kishte sërish grumbullime të studentëve. Ndërsa në Prizren organizohen nxënësit e shkollave fillore e të mesme. Në të dy këto qytete do të ketë arrestime.
Për çdo natë deri më 25 mars organizoheshin takime në grupe të vogla dhe padyshim që të gjitha bisedat ishte rreth 11 marsit, e veçmas rreth asaj se gjatë kësaj kohe kishin filluar të thirrnin në biseda informative shumë studentë e në mesin e tyre edhe ata që ishin edhe si organizator.
Më 26 mars 1981 Prishtinë pritej të arrinte stafeta e rinisë (organizim që nderonte figurën e Titos, ditëlindjen e tij dhe Ditën e Rinisë së Jugosllavisë së dikurshme),
Unë gjatë kësaj kohe isha srudent në fakultetin e Shkencave Matmatiko Natyrore dhe banoja në konviktin nr.3 mirëpo me 25 mars isha në shtëpi në fshat.
Të nesërmen kisha ligjerata nga ora 9 mirëpo më është dashtur se pari të shkoj në konvikt të marrë librat dhe fletoret për ligjerata. Me të shkuar në mes të konviktit 1 dhe 2 pash një grup të vogël të njerëzve që bisedonin lidhur me kërkesat e studentëve dhe te njëjtat filluan t” i lexonin. U afrova për t’i parë dhe për të dëgjuar se për çka konkretisht po bëhej fjalë. U grumbulluan aq shpejt dhe aq shumë studentë sa që unë mbeta thellë në mesin e tyre.
Ata që flisnin unë i njihja vetëm si fyryra e jo me emra. Në ndërkohë sa po zhvilloheshin këto biseda filluan të grumbulloheshin policë ne formë rrathësh të cilët edhe filluan të na rrethonin.
Më 26.mars ishte e palnifikuar që të arrinte Shtafeta e Titos dhe priteshin të mbaheshin aktivitete të ndryshme të ndryshme në qendër të qytetit duke vazhduar gjatë gjithë natës në Pallatin e Rinisë me muzikë dhe valle.
Turma e madhe e studentëve filloi të orjentohej që të dalin në qytet ani pse të rrethuar nga policia.
Gjatë kësaj kohe qytetarët herë pas here na sillnin byrekë dhe gjëra tjera ushqimore. Tek studentët ku mbaheshin fjalimet erdhen Profesor Gazmend Zajmi, Rektor Pajazit Nushi, Azem Vllasi dhe Sanije Hyseni, të cilët mundoheshin ta qetësonin masën, por ishte e kotë sepse pjesëmarrësit ishin të vendosur që demostratat të vazhdonin.Vlenë të ceket se shumica absolute e profesorëve të asaj kohe ishin me ne.
Studentët për 5 metra nuk kanë arritur ta rrëmbejnë stafetën e Titos me qëllim që të prishin planet dhe organizimet që ishin të planifikuara për këtë rast.Për fat të keq ka pasur edhe nga ata që në Pallatin e Rinisë kanë festuar duke i bërë roje asaj stafete me muzikë e valle.
Në demostratat e 26 marsit ishte hera e parë që u ngrit flamuri kuq e zi pa yll, dhe parrollat ishin:“Dikush në kolltuk, dikush pa bukë”, “Deri kur në podrum”, “Kërkojmë kushte më të mira”, “Trepça punon, Beogradi ndërton”; ato politike – “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Kosova e kosovarëve”, “I duam shokët e burgosur”, “Rroftë Adem Demaçi”, “Rroftë vëllazëria e popullit shqiptar”, “Bashkim i trojeve shqiptare”; dhe ato të ideologjisë enveriste të Shqipërisë: “Rroftë marksizëm-leninizmi”, “Poshtë revizionizmi”, “S’ka bisedime me borgjezinë e kuqe”, “Rroftë klasa punëtore. Ajo që më ra në sy ishte edhe parulla “Jemi shqiptarë, jo jugosllavë”.
Policia nuk na lejonte të dalim në qytet dhe ne kemi qëndruar aty deri në orët e pasdites. Mirëpo diku rreth orës 16 kanë ardhur Njësia speciale nga Nishi dhe Beogradi dhe kanë filluar të na sulmojnë nga të gjitha anët dhe ne jemi shpërndarë ku kemi mundur.
Unë me një grup jemi drejtuar ka konvikti nr.4 dhe kemi hyrë brenda dhe shkallëve deri në katin e katërt. Kemi hyrë në dhoma dhe kemi dalur në tarrasë për ajr të paster.Ajo ka qenë e madhe dhe e mbushur me studentë sepse policia filloi të hedhë gaz lotësjellës.
Policia hyri brenda dhe po arrinte tek ne. Për të dalur nga rreziku ishin dy mënyra- të hedhesh nga terrasa në tokë dhe ka pasur të tillë që janë hedhur , ndërsa tjetra ishte të hyjmë brenda dhe të ballafaqohemi me policinë.
Unë zgjodha të dytën. Hyra në dhomë pastaj dola në koridor dhe u takova me kordonin e policisë që ishte rreshtuar në të dy anët e koridoreve dhe na godisnin me çdo gjë.
Për fat të mirë unë në katin e katër dhe të tretë kam shpëtuar me lehtë, ndërsa në katin e dytë një polic më ka goditur aq shumë sa nga hunda e goja më mbuloi gjaku, që nuk ndalej dot. Më kujtohet kam pasur një gjamper me ngjyrë të qelur dhe për të mos u dalluar gjaku në të e kam kapërthyer jaknën deri lartë dhe kështu kam vazhduar të dal jashtë, por me të dalur kemi hasur në policinë, të cilët na kanë mbështetur për baraka.
Jashtë kanë qenë ndihmat e shpejta duke pritur dhe kush kishte nevojë për to, ndërsa pjesa që ishim tek muri i prisnim kamionat për të na dërguar në burgje. Duke parë konviktin nr. 4 para vetit fillova të mos shoh për shkak të gjakderdhjes së madhe. Një polic shqiptar ka qenë afër meje dhe e pyeta a mund të shkoj në spital se nuk jam mirë ai më ka futur në ndihmë të shpejtë e aty ishin një motër dhe një vozitës. Duke shkuar në spital fillova të bisedoj me motrën e ajo më tha kujdes se vozitësi është serb. Të shtoj këtu se për shkak se unë e kisha babën të dënuar 15 vite me burg me çdo kusht nuk doja të bija në duart e policisë sepse për mua ishin dënimet më të rënda.
Në hyrje të spitalit tek rrethi kam dashur të hidhem, por motra më luti që mos ta bëj dhe u dakorduam që ajo të gjejë ndonjë mënyrë për të më liruar nga spitali, emri i motrës medicionale ka qenë Vjollca.
Pasi shkuam në spital më kontrolloi mjeku dhe pastaj më vuri fashat në hundë, por gjakderdhja nuk ndalej. Ai ma shikoi syrin e majtë dhe më tha që për një milimetër kam shpëtuar sepse, si tha ai po të ishte një milimetër më afër goditja me shufër do më shkaktonte verbim. Motra më kishte thënë të qëndroj aty ku më ka lënë se do më ndihmonte të largohesha. Pasiqë aty ishin vetëm mjeku dhe një motër tjetër në një moment mjeku u largua dhe mbeta vetëm me motrën.
Motra më pyeti si e ke emrin dhe vetë më luti të mos e jap emrin e vërtëtë e unë i thash shkruaje si të duash.
Spitali ishte i gjinekologjisë që sot është kirurgjia. Meqenëse m’i vendosën fashat dhe filloi gjaku të ndalej fillova të marrë vetën. Isha në katin e dytë të spitalit dhe u afrova tek dritarja. Mu duk që mundem ta kaloj, por në atë moment motra mu afrua duke më pyetur se çka po bëj. I tregova e ajo më luti të mos hedhem. Unë u kapa për llamarinat e shiut dhe për shkak të gjatësisë u hodha por rashë në beton dhe u lëndova shumë në gjunjë. Aty më kanë parë tri gra shtatëzëna dhe kanë ardhur dhe më kanë rrethuar që të mos vërehem nga policia, të cilët ndodheshin në të gjitha anët.
Ato më kanë përcjellur deri tek barakat e punëtorëve dhe unë jam përzier me punëtorë që të mos vërehem nga policia.
Kur jam takuar me punëtorë, njëri nga ta për fat atë ditë kishte blerë një faculetë dhe atë ma dha e pastaj edhe ma ka fshirë sytë dhe fytyrën nga gjaku.
Filloi të bije terri dhe unë mendoja të dal dhe të shkoj në fshat. Vërejta se nga ana e Urlloviqit dhe Fushë Kosovës kishte shumë polic, andaj vendosa të drejtohem drejt Babushit të Muhagjerëve ku e kisha motrën. Jam nisur në këmbë duke shkuar në drejtim të spitalit, që sot është i neuro-psikiatrisë dhe kam dalur në Vetrenik, ishte terr, por për fat të mirë për shkak se rruga ishte e dëmtuar, vozitesi i autobusit më vërejti, u ndal dhe unë hyra brenda nga dera e parë e autobusit.
Vozitësi duke parë gjendjen time ka ngritur një udhëtar dhe më ka ulur në karrigën e parë dhe më luti që të mos vërehem sepse dy shqiptarë spiunë janë duke kontrolluar në autobus.
Kur e kemi kaluar fshatin Llugagji më tha se tash jemi më të lirë sepse me gjasë ata spiujtë dolën prej autobusit. Në të hyrë të Babushit të Muhagjerëve drejtuesi i autobusit shprehu gatishmërinë të më dërgoj me autobus deri tek motra, por unë i kam thënë jo. Tek motra kam arritur në orën 10:15. Motra, është e natyrshme, u mërzit shumë kur më pa në atë gjendje dhe ajo e familja e saj u munduan të më japnin ndihmën e parë. Kam pastruar sytë. Kam pasur temperaturë të lartë. Aty kam qëndruar dy netë. Atë natë dhëndrri Hasani ka shkuar me makinë dhe e ka lajmëruar familjen time se unë jam tek ata dhe se jam mirë.
Pas dy ditësh ka ardhur vëllau im Islami dhe kam ardhur në shtëpi ku ishin tubuar të gjithë kusherinjtë, xhaxhallarët dhe kur më panë filluan të qajnë. Mixha Avdi Sogojeva në njëfarë forme më qortoi. Boll Bali (babai im Veseli) ka hequr nëpër burgje, tha duke shtuar e duke më pyetur se pse edhe ti po merresh me këtro gjëra. Mirëpo po ky axha në ngjarjet e 1 dhe 2 prill është plagosur me tre plumba në këmbë dhe historia e tij ishte e ngjashme me historinë time.
Diku pas dy javësh duke mos dashur të humb ligjeratat fillova të shkoj në fakultet, por vërehesha që isha i lënduar. Gjatë ligjeratave tek prof. Enver Dukagjini, lënda Ekologji Humane, profesori më ka vërejtur dhe pasi i përfunduam ligjeratat më tha të shkoja në kabinet dhe atje më pyeti ku jam lënduar. Unë i tregova dhe nuk e harroj që më tha “të lutem djali im unë të arsyetoj për ligjeratat e humbura dhe derisa të shërohesh mos eja. Ai pastaj më ka treguar shumë nga rrëfimet e tij kur kishte qenë në burgun famkeq në Goli Otok.Pas këtij takimi unë nuk kam vazhduar me studimet deri sa jam shëruar.
Gjatë kesaj kohe ishin mbajtur disa mbledhje të Lidhjes Komuniste në FSHMN dhe për fat të keq ka pasur profesorë që na kanë dënuar për Demostrata e organizuara. Por, pasi filllova ligjeratat Asllan Pushka dhe Hivzi Islami më ftuan në kabinet ku më njoftuan që 6 studentë edhe unë në mesin e tyre ishim në listat për përjashtim nga Universiteti dhe këta dy profesorë decidivisht më thanë kur na largojnë neve nga Fakulteti do largoheni edhe ju. Kështu edhe ndodhi sepse duke ju falënderuar shumicës apslute të profesorëve që kanë qënë më ne, shumica e studentëve shpëtuam nga dënimet.
1.2 DHE 3 PRILL….
Studentët u drejtuan rrugëve dhe shesheve. Në mesin e tyre kishte edhe nxënës. Këtë ditë pason reagimi brutal i forcave speciale të milicisë në Qendrën e Studentëve duke rrahur shumë të rinj e të reja në konvikte. Kjo bëri që më 1 prill Demostratat të kenë karakter gjithëpopullor e që revolta studentore të përhapet në tërë Kosovën. Më 1 dhe 2 prill 1981 demonstrata, përveç në Prishtinë, kishte edhe në Podujevë, Vushtrri, Viti, Lipjan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Prizren e në pjesë të tjera të Kosovës.
Më 1 dhe 2 prill të vitit 1981 në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës janë zhvilluar Demostratae protesta masive, në të cilat kanë marrë pjesë qindra mijëra nxënës, studentë, punëtorë dhe shqiptarë liridashës nga mbarë vendi.
Kërkesa për barazinë e Kosovës me republikat e tjera në ish-RSFJ ishte artikuluar me moton “Republikë – Kushtetutë ja me hatër ja me luftë” dhe kishte mbetur edhe kërkesa kryesore në të gjitha Demostratae mëvonshme prej vitit 1981 e deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.
Gjatë kësaj kohe kishte filluar edhe regjistrimi i popullsisë i vitit 1981.
Ne që ishim studentë në atë kohë, bashkësia lokale e Bardhit të Madh na kishte caktuar që ne të jemi anëtarët e grupeve për regjistrimin e popullsisë.
Për fshatin Graboc të Poshtëm na caktuan bashkë me Ibrahim Berisha, tani mjek- radiolog, udhëheqës kishim Ismajl Sogojeva, që ishte përgjegjës për regjistrimin e popullsisë së këtyre fshatrave të komunës së Prishtinës.
Më 1 prill 1981 ishte paralajmëruar se do të mbahet një takim me punëtorët e Mihjes Sipërfaqësore të Bardhi i Madh. Aty kishte mbi 2000 punëtorë dhe do të merrte pjesë Xhavit Nimani nga Komiteti i atëhershëm.
Me të kuptuar që po mbahet ky tubim ne vendosëm që t’ju bashkëngjitemi këtyre protestave. Ndërpremë punën e regjistrimit të popullatës kur ishim në teren tek lagjja e Berisheve ( Rranolleve) edhe u dakorduam që të takohemi tek shtëpia e Ibrahimit e nga aty të shkonim bashkë në këto protesta të punëtorëve.
Unë me vete nga shtëpia e mora një bez të bardhë( mbulesë të jorganit ). U takova me të fejuarën time Zaden edhe bashkë edhe me dy motrat e Ibrahimit, Buqen dhe Fatmirën me lapsa me ngjyrë filluam të shkruajmë parulla. Një parullë që unë isha inspiruar në Demostratat e 26 marsit ku isha pjesëmarrës, ishte ajo“ Jemi Shqiptarë e Jo jugosllavë” dhe kështu e shkruam.
Me këtë parullë me vete u nisem dhe me të arritur hymë në mesin e demonstruesve. Në hyrje ( Te Kapia) te kombinatit-Mihjes sipërfaqësore të Bardhit të Madh, ishin tubuar mbi 2000 punëtorë, por dhe studentë të shumtë, si Osmon Maxhera, Ejup Breznica e shumë të tjerë.
Me qenë se ne ishim studentë edhe kjo protestë ishte e organizuar nga punëtorët e këtij kombinati, e luta dikë prej punëtorëve që ta ngrinte këtë parullë dhe ta vendoste në një vend ku shihet nga e gjithë turma, por shumica prej tyre gjenin arsyetime të ndryshme. Ibrahimi ishte me një grup tjetër pak ma larg meje në anën tjetër të turmës ku brohoritnin pandërprerë edhe vendosa që unë vet ta ngris edhe atë e vendosa lartë mbi një Bollduzher-Eskavator që ishte aty afër.
Parulla mori një jehonë të madhe ku menjëherë turma filloi të brohoriste edhe parulla tjera, Duam Republikë”, “Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”etj edhe atë gjatë tërë kohës sa ishte duke mbajtur fjalim Xhavit Nimani.
Pra, edhe kjo demonstratë e organizuar nga punëtorët bëri që të ngritet vetëdija e popullit se këto ishin kërkesa të drejta dhe herët a vonë do të dilnim fitimtarë.
Si rezultat i kësaj unë edhe pse diplomova ne vitin 1982 edhe mora titullin profesor, pse kisha qenë pjesëmarrës në Demostratat e 26 marsit, 1, 2 dhe 3 prillit të vitit 1981 dhe pse babën e kisha të dënuar me 15 vite në burgun e Nishit, si anëtar i NDSH-së, një kohë të gjatë kam bredhur rrugëve. Me përgjegjësi ju them se nuk ka pasur shkollë fillore as të mesme të komunës së Prishtinës (qytet dhe fshatra) që nuk kam konkurruar.
Pra, protestat kishin filluar më 4. 5. 11 mars kishin vazhduar më 26 mars, por ishin intensifikuar dhe kishin marrë përmasa të kryengritjes popullore më 1. 2 dhe 3 prill të vitit 1981.
Demostratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Gjatë protestave forcat policore të RSFJ-së, gjegjësisht të Serbisë kanë vrarë 11 demonstrues. Në qendër të Prishtinës, ranë heroikisht, në ballë të demonstratave të 2 prillit maturantët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Janë plagosur me armë zjarri më shumë se 150 prej tyre ( në mesin e tyre edhe Axha im Avdi Rexhep Sogojeva me tre plumba në këmbë), ndërsa kanë arrestuar e dënuar dhjetëra mijëra pjesëmarrës në demonstrata, organizatorët e tyre si dhe pjesëtarë të grupeve të Lëvizjes Atdhetare.
Lëvizja për Republikën e Kosovës që kishte filluar në vitin 1981, ishte kurorëzuar me fitoren e luftës së UÇK-së, në qershor të vitit 1999, ndërsa Kosova kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Kualifikimet e para të Komitetit të atëhershëm Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës, për Demostratat e 11 marsit ishin se kanë karakter të revoltës sociale. Por, në mbledhjen e 28 marsit 1981, Demostratat e 11 dhe 26 marsit u cilësuan “armiqësore”. Ndërkaq, më 2 prill, në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë dhe të Kryesisë së Republikës së Serbisë, Demostratat u cilësuan “destruktive” që “kanë për qëllim destabilizimin e sistemit kushtetues”, “minimin e vëllazërim-bashkimit” dhe “përmbysjen e sistemit politik”.
Një ditë më vonë, më 3 prill 1981, në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Këshillit Ekzekutiv Federativ dhe të Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Demostratat u cilësuan si “irredentiste”, “nacionaliste” e madje edhe “kundërrevolucionare”.
“Demostratat e vitit 1981 janë zgjim i popullit shqiptar nga agonia. Ato vulosën rrugën që duhet marrë shqiptari i Kosovës, drejtë çlirimit dhe pavarësimit të plotë nga Serbia.
Demostratat e vitit 1981 ishin ngjarje me rëndësi te madhe historike kombëtare, sepse ishin vazhdimësi e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UCK-së”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një republikë federale e përbërë nga 50 shtete, një distrikt federal, pesë territore të mëdha vetëqeverisëse. Me një sipërfaqe prej 9.8 milionë km2, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej mbi 325 milionë banorë,
Jam me shumë fat që i takoj kësaj gjenerate të lavdishme dhe ndër të tjera, i falem Zotit që ma dha shëndetin, mendjen dhe guximin që të jam pjesë e Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, në Togun e IV- të me Komandant Dini-Abedin Sogojeva të Kompanisë së Dytë dhe Batalionit të Parë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” deri në perfundimin e luftës dhe tani Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shpresoj që të vazhdojmë përpjekjet dhe punën për ndërtimin e shtetit tonë për të cilin u flijuan shumë jetë njerëzish.
RAPORTET E KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
Mendoj se nëse nisemi prej raporteve aktuale ndërmjet dy qeverive, atëherë pashmangshëm ka një përkeqësim në aspektin e cilësisë së raporteve, siç është konfirmuar edhe nga përfaqësues direkt të Qeverisë Amerikane, por edhe atyre që e përfaqësojnë shtetin amerikan në Kosovë, dhe kjo vjen si pasojë e moskoordinimit të veprimeve të Qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, në rend të parë me ShBA-në, por natyrisht edhe me BE dhe shtetet anëtare të BE-së. Identifikimi i problematikave:
Raportet mund të shfaqën disa nga këto pikëpamje:
– Nënkuptohet se ka një problem në koordinimin e veprimeve midis qeverisë kosovare dhe aleatëve ndërkombëtarë, veprim që po çon në një përkeqësim të raporteve.
– Vlerësimi i rëndësisë së koordinimit nënvizohet me rëndësinë e koordinimit të veprimeve të Qeverisë së Kosovës për të shmangur pasoja negative në raportet ndërkombëtare.
– Nxitja për respekt ndaj aleatëve është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të respektojë dhe të koordinojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
– Nënvizohet vlerësimi për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe kërkohet respektimi dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me ta.
Duhet kohë pas kohe të rikujtojmë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, qytetarët për kontributin që ShBA-të kanë dhënë për Kosovën, por natyrisht edhe BE, shtetet individuale të
Evropës Perëndimore që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën në aspekt të shtet ndërtimit”,
Bëjë apel që në asnjë formë mos te preken raportet me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkësinë Ndërkombëtare sepse ato janë jetike per Kosovën dhe mbarë popullin Shqiptar..
Uroj që kjo histori e imja e atyre kohëve të vrara të Kosovës të na e kthej pak kokën nga e kaluara e të na bëjë ta duam më shumë lirinë e të çmojmë më shumë kontributin e atyre që dhanë çdo gjë që ne sot të mund ta jetojmë pa frikë të tashmen e të thurim plane për të ardhmen.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Autor i këtij rrëfimi, Prof. Dr. Sc. Hysen Sogojeva, Veteran Luftëtar i UÇK-së