DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË ISHIN NJË METEOR, QË ZGJUAN POPUJT E JUGOSLLAVISË DHE TË EUROPËS

15 prill 2021 | 21:35

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

PËRSHËNDETJE DHE URIME TË GJITHË DEMONSTRUESVE TË VITIT 1981!

PËRKULEM ME NDERIM E RESPEKT NDAJ ATYRE QË U FLIJUAN NË ATO VITE DHE MË VONË PËR LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS HEROIKE!

Çdo veprimtari politike i një populli vlerësohet në kohën e hapsirën, kur dhe ku ndodhin e zhvillohen, ç’program e ç’strategji afatshkurtëra e afatgjata kanë projektuar e zbatuar. Ato janë vazhdim i formimit politik gradual të mëparshëm, si dhe përbëjnë bazamentin për veprimtaritë e ardhëshme. U mbushën 40 vjet nga zhvillimi i demonstradave në Kosovë të rinisë studentore e shkollore, të punëtorëve  dhe të të gjithë popullsisë shqiptare të Kosovës të vitit 1981 me kërkesat e drejtë për liri e barazi politike, ekonomike e shoqërore me të gjithë popujt e tjerë të jugosllavisë, si dhe me parullat “Kosova punon, Beogradi ndërton”, “Kosova punon Beogradi fiton”, dhe më pas me parullën “Kosova Republikë”, “Republikë-Kushtetutë-ja me hatër-ja me luftë”.

Për shpërthimin e demostrative të pranverës së vitit 1981, Beogradi me pa të drejtë fajësoi Shqipërinë. Shperthimi i demonstratave kishte shkaqe te brëndëshme të vet sistemit jugosllav, të krizës së thellë politike e nacionale, ekonomike dhe të identitetit, të padrejtësive, të dhunës e terrorit dhe të genocidit, që vazhdonte të ushtrohej mbi popullsinë shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi.

  1. Shqiptarët e Kosovës përjetuan gjatë Luftës së

Dytë Botërore masakrën e Tivarit me 2000 të vrarë pabesisht nga serbët dhe me shumë të vrarë si nacionalistë e kundërshtarë të tyre nga ana e serbëve gjatë e pas Luftes.

  1. Shqiptarët e Kosovës përjetuan 90 mijë të

pushkatuar pas çlirimit të vendit nga shovinistët serb me pretekstin e grumbullimit të armëve, duke ia dedikuar këto vrasje kriminale vetëm Rankoviçit. A mund të kishte familje në Ballkan e Europë pa një armë menjëherë pas luftës. Po cila familje shqiptare në Kosovë mund të jetonte pa mbajtur një armë apo një çifteli, kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia?

3.Trojet shqiptare në Jugosllavi edhe pas Luftës së Dytë Botërore vazhduan të jenë të ndara në tri republika, megjithëse janë të një popullsie e të lidhura me territor, vetëm e vetëm për të nbajtur republikën e Maqedonisë e të Malit të Zi.

4.Shqiptarët përtej Drinit në Jugosllavi edhe gjatë

regjimit të Titos përjetuan një genocit të pashembullt, duke i shpërngulur e degdisur shqiptarët nga vatrat e trojet e tyre drejt Turqisë e Greqisë dhe vendeve të tjera të Azisë së Vogël, si dhe duke i populluar trojet shqiptare me popullsi serbe e malazeze sipas projektit “Shpërngulja e Arnautëve” të çubrilloviçit të vitit 1937. Janë larguar qindra e qindra familje shqiptare, duke marrë me vete dhëmbje e lotë të largimit nga vatrat e tyre, duke u larguar me një boçe me rroba, duke ruajtur gjuhën e traditat zakonore, këngët e gjithçka kanë mundur të marrin dhe duke lënë pas atdheun e tyre të dashur, vatrat e trojet e tyre, pasuritë të krijuara prej shumë brezave.

5.Shqiptarët e Kosovës dhe ato që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi e në Maqedoni përjetuan trajtimin si popullsi të dorës së dytë e të tretë në Jugosllavinë Federale si përsa i përket përfaqësimit në forumet partiake e shtetrore, në institucione e ndërmarrje ekonomike, në punësim e shpërblim etj. Nuk u lejohej të mbanin simbolet kombëtare, duke filluar edhe me flamurin kombëtar.

  1. Nga vitet ’70 Beogradi shpiku të ashtuquajturën

komb jugosllav, që edhe shqiptarët e hungarezët që nuk ishin sllav, të quheshin të tillë, duke i favorizuar ata, që do të pranonin emërtimin si kombësi jugosllave, me kariera e punësime, me arsimim dhe privilegje të tjera. Kthimi në kombësi jugosllave ishte një formë genocidi të brëndëshëm, për të shuar e fshirë përfundimisht emërtimin si kombësi shqiptare……..

“MPJ, Dosja nr. B?1-8, viti 1968, fl. 2-4.

Informacion “Mbi marrdhëniet e vendit tone me Jugosllavinë”…3) Për herë të parë ndodh që Jugosllavia shqyrton problemin e historisë së shqiptarëve hapet dhe ndërkohë i çel asaj perspectivë, pengesë për të cilën deri tani ka qenë Rankoviçi dhe grupi i tij. Pasi u dënuan iluzionet lidhur me çeshtjen që ngriti, pranoi se për krimet e bëra në Kosovë dhe për prapambetjen e saj në fusha të ndryshme nuk është shkaktar vetëm Rankoviçi por e gjithë klika titiste. Mendojmë se në këtë drejtim duhet të shkruaj shtypi ynë, duke demaskuar klikën titiste jo vetëm për zhurmën e madhe që ajo bën për këtë problem por edhe për faktin se për përdorimin e shprehjes “ shqiptarski “ në vend të “ albanë “, sipas titistit Gjeorgj Rashoviq gabimin e paskan albanezët e Kosovës që nuk e kanë bërë problem me kohë. artikullin e Rashoviqit ua kemi dërguar me poste të hapët. Lika “

Këto e disa të tjera ishin shkaqet kryesore të akumuluara prej shumë vitesh të revoltimit të brezit të ri, të studentëve e të nxënësve dhe të punëtorëve, si dhe të të gjithë popullsisë së Kosovës. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të të botës së qytetruar edhe popullsia shqiptare në Jugosllavinë Federale ishte ndërgjegjësuar dhe nuk mund të pranonte më, që të bashkëjetonte në Federatë dhe të vazhdonte t’i nënështrohej një trajtimi diskriminues. Shqiptarët në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi nuk kishin besuar e nuk do të besonin tek e ashtuquajture parullë fallso e “Bashkim Vëllazërimit”, që publikohej, për të përligjur e justifikuar padrejtësitë.

Kosova edhe në vitet ’80-të vazhdoi të ishte krahina më e prapambetur në të gjithe fushat në Jugosllavi, ndonëse jepte prodhime te bollshme bujqësore e blegtorale, si dhe prodhime nga miniera e Trepçës që për nga sasia e ciësia e prodhimit zinte vendin e parë në Europë. Është një minierë e lashtë ilire, ku nxirrej plumb, zing, argjent, kristale e minerale te tjera me vlerë dhe ishte njëri nga motoret më të fuqishëm të ekonomisë jugosllave, që e shfrytëzonte Beogradi e  Serbia.

Serbia ka shpikur një mit për të justifikuar pretendimet e lashtësise së saj në Kosovë nëpërmjet monumenteve të kultit, të kishave e manastireve serbe. Në lashtësi ato kanë qenë ilire. Pastaj u kthyen në kisha e manastire romake dhe në fund serbe, sepse çdo pushtues ka pervetësuar traditën e vendasve autokton. Serbet vepruan për të përligjur edhe nga ana e monumenteve të kultit sundimin e vet në trojet e dardanëve.

Dihet, se Ungjillin e Krishtit në trojet shqiptare e në Dardani, në Iliri e kanë sjellë apostujt nga Jeruzalemi. Më vonë serbët janë kujdesur të ndryshonin historinë e krishterimit shqiptar deri te ndryshimi i emrave të qyteteve e fshtrave…Nga Jakovë, në Djakoviçë, si dhe shumë toponime të tjera në Kosovë..

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 qen vazhdim e pikë kulmore të demonstratave të vitit 1968 dhe bazamenti i revoltave e demonstratave të mëvonshme të vitit 1990 e të organizimeve deri tek UçK-ja, për të çliruar Kosovën nga pushtimi serb dhe për të shpallur pavarësinë.

Siç del, demonstratat e pranverës së vitit 1981 janë organizuar e udhëhequr nga grupe ilegale, nga djem e vajza atdhetarë e zemërzjarrtë, të guximshëm e të sakrificës sublime, të fjalës e të veprës, të mendimit e të veprimit revolucionar, që kanë pas hartuar një strategji të qarte vizionare dhe që kanë qenë të guximshëm e të vendosur për të luftuar për liri e barazi me popujt e tjerë dhe për të hedhur këndvështrimin edhe më tej, deri në çlirimin nga zgjedha serbe dhe shpalljen e pavarësisë, si dhe bashkimin me atdheun amë.

Për shtypjen e demonstruesve dhe të popullsisë shqiptare, Beogradi përdori dhunën e terrorin, burgosjet dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme e të shtetërrethimit në Kosovë, për të shtypur uraganin mbarpopullorë. Dislokuan ushtrinë me të gjitha mjetet e rënda luftarake gjatë gjithë kufirit me Shqipërinë. Hoqën tekstet e historisë, të gjuhës e letërsisë, tekstet e fushës së albanalogjisë, që përdoreshin në gjithë sistemin arsimorë më Kosovë. Si në Mesjetë u dogjën edhe botimeve nga Shqipëria të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të personaliteteve të shquara si të Budës, çabejt, Kadares, Agollit, Arben Putos, Luan Omarit, Poradecit etj., duke i konsideruar të rrezikshme. Por nuk arritën dot të mposhtin e të asgjësojnë frymën e lirisë, forcën e guximit dhe vendosmërinë e uraganit te popullit shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Beogradi ndërpreu marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë. Mbylli Universitetin e Prishtinës e Institutet e Larta si dhe shkollat e mesme. Hoqi nga përdorimi të gjitha tekstet e literature shkencore e letrare artistike të marra nga Shqipëria. Shpikën teorinë e diferencimit gjatë diskuutimeve në institucione dhe në popull, që synonin të përcanin popullsinë shqiptare, duke filluar që nga familja, si dhe u sulmua dhe u hoqën nga puna gjithë inteligjenca më patriote e Kosovës. Për të ndihmuar studentët në Kosovë, u organizua në RTVSH dhënia e leksioneve nga profesorati i Shqipërisë sipas programeve.

Dhuna e egër e terrori i ushtruar mbi popullsinë shqiptare vërtetohet edhe në raportin e mëposhtëm.

Franjo Herleviçi në mbledhjen e Këshillit Federativ të Kuvendit të RSFJ- nga ATSH-ja , sipas TANJUG-ut, më 10 qershor 1981:

Irredentistët dhe naciona;istët shqiptarë gjatë muajve mars-prill të këtij viti kanë zhvilluar 16 demonstrata masive dhe aksione të tjera në 11 komuna të KSA-së së Kosovës.

Gjatë periudhës së kaluar janë marrë masa represive e paraprake kundër rreth 1700 vetave. Sipas ligjit për shkeljen e rendit, deri tani janë ndëshkuar 506 vetë për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata-387 vetë për përkrahjen e demonstratave-38 vetë, për perpjekje për të organizuar demonstrata-31 vetë, autor të parullave armiqësore- 46 vetë dhe për qëndrime publike armiqësore 154 vetë. Midis tyre janë 39 anëtarë të organizatave ilegale, 29 janë organizatorë të drejtpërdrejtë të demonstratave.

Kjo organizat vepron me platformën e PPSH-ës. Janë identifikuar 5 anëtarë të KQ të saj. Organizata Lëvizje “Fronti i kuq popullor”, e cila zhvillon një veprimtari antjugosllave me platformën e PPSH-ës dhe ka lidhje me KSAK dhe ne rajone të tjera të vendit tonë. “Partia Komunsite m-l shqiptare në Jugosllavi”. Lëvizja e lartpërmendur bashkimn e të ashtuquajtura shqiptare në Jugosllavi dhe krijimin e një Shqiperie të madhe. Deri tani janë identifikuar 137 vetë, të cilët janë futur në “Lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe të  krahinave të tjera shqiptare……

….Megjithatë, duke u bazuar tek gjendja ekzistuese, ëshë e domosdoshme që masat e sigurimit, të marra në kohën e demonstratave të mëdha, duke përfshirë edhe praninë e milicisë të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brëndshme, të republikave socialiste dhe të KSA të Vojvodinës, të vazhdojnë të jenë në fuqi në KSA të Kosovës.

Disa prej tyre janë dënuar me parë për veprimtari armiqësore, ndërsa në numër i caktuar ka pasur lidhje me shërbimin shqiptarë dhe me emigracionin shqiptarë në Perëndim. Qëllimi final shkëputja e Kosovës e të pjesëve të tjera të Jugosllavisë në të cilat jetojnë shqiptarë dhe aneksimin e tyre Shqipërisë.

Demonstratat e Kosovës të vitit 1968  dhe më pas një sërë aktivitetesh armiqësore, si dhe në mars-prill të këtij viti, janë zhvilluar me të njejtin qëllim dhe me të njejtën platformë nacionale-irredentiste. Në pjesën më të madhe të këtyre aksioneve janë të njejtët autorë. Megjithatë, në ndryshim nga viti 1968, vërehet se tani janë shumë vetë me arsim të lartë.

Shërbimet e sigurimit të shtetit  nga viti 1974 e deri më 1981 kanë zbuluar në Kosovë 618 vetë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar nga pozita nacionalisto-irredentiste. Janë dënuar 89 vetë me afat burgimi nga 1-15 vjet. Sherbimi i sigurimit publik ka paraqitur akuza për shkelje të rendit për 503 vetë, të cilët kanë mbajtur qëndrime të hapura armiqësore nga pozita nacionaliste e irredentiste shqiptare.

Janë ndjekur penalisht 139 vetë. Janë ndëshkuar për shlelje të rënda 76 vetë. Në Kosovë dhe në republika të tjera janë zbuluar e likujduar 13 grupe ilegale, të cilat kanë vepruar nga këto pozita.

Faktorët zyrtar të Shqipërisë , shtypi dhe RTVSH-ja i përkrahin dhe i nxisin për aksione të  mëtejshme armiqësore.

Policia ka arrestuar tre udhëheqës të grupit fraksionist shqiptarë, i cili punonte për kryengritje të armatosur në Kosovë dhe në pjesë tëe tjera të Jugosllavisë. Grupi quhej Lëvizja Kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe të zonave të tjera shqiptare…

Demonstratat që filluan në Universitetin e Kosovës lidhur me ankesat shoqërore, shpejt morën një karakter të fortë nacionalist dhe separatist dhe u përhapën në të gjithë krahinën, rajoni më i varfër i Jugosllavisë që banohet kryesisht nga shqiptare etnike”. ( ATSH, 10 qershor, 1981)

Demonstratat e vitit 1981 u bënë faktor e burim informacioni për ndërkombëtarizimin e çeshtjes shqiptare. Zhvillimi i demonstrative të mars-prillit të vitit 1981 u përkrahën nga Shqipëria dhe shkruajtën pothuajse i gjithë shtypi botërorë. Agjensitë dhe shtypi i Vendeve Perëndimore shkruajtën realisht dhe i përkrahnin  demostratat, ndërsa shtypi i Vendeve Lindore, duke filluar që nga ish-BS e vendet e tjera ish-socialiste në ato vite përkrahën Beogradin dhe masat repressive të marra prej tij.

Kisha dëgjuar e lexuar shkrime në gazetën “Rilindja” e “Bujku” për Hydajet Hysenin dhe gjatë demonstratave të vitit 1981 për fjalimin e tij historik me megafon të 1 prillit 1981, që ishte një thirrje e kushtrim për të gjithë shqiptarët, për të luftuar për liri e barazi, për t’u mbrojtur nga dhuna e terrori serb, për të hedhur vështrimin më tej, tek liria e pavarësia. Hydajet Hyseni ishte bashkëluftëtarë të heronjëve  Jusuf e Bardhi Gërvalla dhe Kadri Zeka, që regjimi jugosllav i vrau në vitin 1981 në Gjermani.

M’u dha rasti dhe qesh e nderuar, që ta takoja para 2-3 vitesh atë hero të heshtur. Nga fotografit e tij në demonsrtata ruaja imazhin e një djaloshi zemërzjarrtë e sypatrembur, të guximshëm e të vendosur dhe të sakrifices sublime. Kur e takova, vura re, se i ruante të gjitha cilësitë, por flokët kishin filluar t’i thinjen e t’i kthehen në gri, si rezultat i moshës, por më shumë të vuajtjeve, të përndjekjeve e dhunës dhe burgjeve të Serbisë. Hydajet Hyseni ishte e mbetet po ai, që ka qenë, për të punuar e luftuar për zgjidhjen e çeshtjes kombëtare ende të pazgjidhur, për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet bashkë me shtetin amë……..

Jam ndjerë e privilegjuar, që kam takuar në promovimin e librit për Dëshmorin e Atdheut Labinot Gani Krasniqit në një salle të Bibliotekës së Prishtinës ish-demomnstruesin e vitit 1981 dhe të burgosurin politik, z. Ahmet Qeriqin dhe kam qenë e nderuar, që   kam dhënë një intervistë në Televizionin “Dielli” me  z. Ahmet Qeriqin! Ai bashkë me bashkëpunëtorë e tij kanë krijuar një traditë atdhetare të informacionit që kur ka krijuar radion “Kosova e Lirë” dhe “Agjensia Pres” në vititn 1998, që kanë qenë zëri i parë i informacionit dhe i së vërtetës për Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe fitoren e Pavarësisë së saj. Radio dhe Agjensia me drejtimin e z. Ahmet ka luajtur një rol vendimtarë për pasqyrimin e luftës së NATO-s dhe UÇK-ës për mbrojtjen e popullsisë civile nga operacioni ushtarak serb “Patkoi”. Radio ka qenë një frymëzim e kushtrim për gjithë luftëtarët dhe pullsinë shqiptare të Kosovës, që ngjallte optimizëm e shpresë në fitoren e pashmangëshme kundër agresionit barbar të pushtuesve serb, si dhe një mjet i fuqishëm e faktor i pazëvëndsueshëm për transmetimin e mesazheve të bashkimit kombëtarë. Prandaj edhe është gjuajtur dy here me snajper nga ushtria serbe, për ta asgjësuar plotësisht, ku ka rënë një gazetar dëshmorë dhe janë plagosur disa të tjerë. Por radio vazhdoi të punojë në kushte shumë të vështira, duke luftuar me armën e fjalës së lire e të vërtetëe. Radio :Kosova e Lirë” dhe Televizioni “Dielli” janë bërë shumë të ndjekura nga shikuesit e lexuesit për programet e përzgjedhura, që japin, që kanë të bëjnë me traditat historiko-kulturore të kombit shqiptar, me rubrikën e heronjve e të dëshmorëve, me probleme të arsimimit dhe edukimit,probleme shkencore, probleme të punës e marrëdhënieve politiko-shoqërore e sociale.

Kam qenë me fat, se gjatë viteve si ministre e Aesimit dhe Kulturës isha pjesë e projektit të madh kombëtar për afrimin e shqiptarëve me atdheun amë, si dhe ta drejtoja atë projekt në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe institucionet të saj vartëse.

Në tetor të vitit 1980 pata fatin të vizitoja Kosovën si ministre e Arsimit dhe Kulturës e RPSSH e ftuar nga prof. dr. Ymer Jaka, ish-sekretar për Arsimin, Shkencën e Kulturën në KE të Kosovës. Për herë të parë gjatë atyre viteve po bëhej një vizitë në Kosovë të një antari të qeverisë shqiptare. Vizita ime u bë pas ftesës, që i kisha bërë  unë si ministre sekretarit të KE për Arsimin, Kulturën dhe Shkencën, prof.dr. Ymer Jakës dhe vizitës që bëri ai në dhjetor të vitit 1979 në Shqipëri. Natyrisht ftesa qe bërë nga ana ime si ministre, sipas orjentimeve që na ishin dhënë nga udhëheqja dhe programit, që kishim hartuar si Ministri e Arsimit dhe Kulturës. Më 29 nëntor 1992 dy miqtë e mij nga Kosova, professor Pajazit Nushi dhe professor Ymer Jaka erdhën për vizitë në shtëpin time. Kishin ardhur të ftuar nga Akademia e Shkencave në Konferencën Shkencore me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë. Gjatë bisedave të përzemërta e vëllazërore, ndër të tjera, më thane:”Kur morëm ftesën tuaj për të vizituar Shqipërinë Ymeri (Jaka), nëpërmjet Fadil Hoxhës ia çuam Titos, që të mos na pengonin drejtuesit e Republikës së Serbisë, që i vëzhgonin me vemendje e urrejtje marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërin dhe prisnin çastin apo pretekstin, për t’na penguar. Tito ishte shprehur:”Të bëhet vizita në Shqipëri dhe të ftohet edhe ministrja, që të vizitojë Kosovën!. Erdhi koha të komunikojnë shqiptarët””. Më thane, se do të vinte për vizitë edhe professor Rexhep Qosja, por s’kishte pasur kohë, sepse presidenti i atyre viteve, z.Sali Berisha kishte dhënë urdhër për largimin e tij nga Shqipëria si person i padëshiruar. Rastësisht në Qafë Thanë, kur po kalonte Rexhep Qosja në doganën e Shqipërisë, janë ndodhur djemt e dajës tim nga Dibra e Madhe dhe janë befasuar me kontrollin, që i kanë bërë profesorit të nderuar e patriot dhe kanë ndërhyrë, që ta linin të qetë.

Vizita ime dhe e bashkëpunëtorëve të mij në delegacion në tetor të vitit 1980 dhe pritjet që na u bënë në të gjitha nivelet shtetërore dhe institucionet arsimore e kulturore dhe shkencore, si dhe nga të rinjtë e populli e Çmoj si atëherë edhe tani si vizitën më të bukur e më të magjishme dhe shumë të ngrohtë e vëllazërore e të suksesëshme. E vlerësoj si një vizitë e pritje e pakrahasuar me asnjë vizitë tjetër, që kam bërë jashtë shtetit në vende të tjera si ministre. Ajo vizitë ishte e ngrohtë vëllazërore, që e zhvilloja midis popullit tim shqiptar në Kosovë. Ishte e tillë, si të takoheshin dy vëllezër që, sapo lindin, i ndajnë për shumë vite. Pra nuk ishte vizitë miqësore, siÇ kam bërë në vendet e tjera, por vizitë vëllazërore, që na rrethonin me shumë dashuri e mall..

Mall, përqafime e përlotje….! Që në kufi, në Qaf-Morinë më pritën me shumë përzemërsi  dhe u përqafuam vëllazërisht, nuk u përshëndetëm si funksionarë të dy shteteve e sistemeve politike të ndryshme, por u përqafuam si dy vëllezër të përmalluar prej ndarjes padrejtësish që fëmijë. Aty e mora mesazhin nga dy pionerët, një djalë e një vajzë, që më dhuruan një buqetë me karafila të kuq dhe më  përqafuan fort me shumë mall e dashuri si të ishim njohur prej vitesh. Pikërisht në atë pikë kufitare po vazhdonte udhëtimi i gjatë i dy shqiponjave për të fituar Lirinë e Pavarësinë Kosova dhe për të vazhduar përpjekjet e luftën për t’u bashkuar dhe për të korrigjuar padrejtësitë e copëtimit e të ndarjes së trojeve e të kombit shqiptarë nga Fuqitë e Mëdha në fillim të shekullit XX-të.

Antarët e delegacionit të MAK ishin personalitete të shquara të arsimit e kulturës, të artit e të shkencës, të cilët kishin dhënë e vazhdonin të jepnin kontribute të drejtpërdrejta e të veÇanta në marrëdhëniet midis institucioneve përkatëse të shqipërisë e Kosovës, si dhe të Maqedonisë e Malit të Zi.

Në vitin 1968, është një Letër e Veli Dedës, Sekretar i Përgjithshëm i  Komitetit të Veteranëve të Luftë së popullit shqiptar të RPSH-drejtuar shoqatës së Veteranëve të RSFJ, Beograd, me kërkesë,” që të ngrihen lapidare përkujtimore në vendet ku kanë luftuar formacionet partizane shqiptare.”(AQSH-F.14/AP,S.I.R, V.1968, D.316, fl3-4). Njëkohësisht u bisedua dhe u organizua tërheqja e eshtrave të dëshmorve të LANÇ të rënë në Kosovë dhe në Jugosllavi, si dhe u varrosën në varret e dëshmorëve në RPSH.

Dalëngadalë filloi të shkrijë akulli kufitar i ngritur prej shumë vitesh midis një populli, popullit shqiptarë, që kemi një prejardhje historike, një etnos, një gjuhë një kulturë e traditë.

Filluan të lidhen gradualisht vit pas viti marrëdhëniet e bashkëpunimit midis institucioneve përkatëse. Marrëveshja e parë është nënshkruar midis dy Universiteteve shqiptare, Universiteti i Tiranës nga rektori profesor Jorgji Sota dhe Universiteti i Prishtinës  nga rektori profesor Dervish Rozhaja. Më pas u lidhën edhe marrëveshje të tjera dhe  po zgjeroheshin e intensifikoheshin më tej marrëdhëniet e institucioneve arsimore, kulturore e shkencore të Shqipërisë me institucionet respektive të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Mal te Zi. Deri në fund të vitit 1980.

Me protokolle e marrëveshje midis institucioneve përkatëse, sipas planifikimeve që bëheshin në fillim të Çdo viti nga institucionet e ministris së Aeaimit dhe Kulturës dhe institucionet e tjera shekncore e arsimore e kulturore të RPSSH-se.

Deri në vizitën time në Kosovë ishin zhvilluar marrëdhënie bashkëpunimi nga disa institucione kryesore arsimore, kulturore dhe shkencore. Këto marrëdhënie e bashkëpunim kishin fillua që me Çeljen e Universitetit të Prishtinës dhe me lidhjen e protokolleve e të marrëveshjeve midis dy universiteteve shqiptare, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, midis Akademisë së Shkencave të RPSSH dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të KSA të Kosovës, midis RTVSH dhe RTVK, Ndërmarrjes të Librit e Filmit dhe Entit Botues të Kosov, Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe “Kosova-Film” etj . Institucionet e Larta Arsimore e Kulturore në Shqipëri marrëdhëniet e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës i zhvillonin mbi bazën e marrëveshjeve e të protokolleve përkatëse midis tyre. Ndërsa shumica e institucioneve të tjera i zhvillonin sipas ftesave që bëheshin nga institucionet përkatëse të Kosovës dhe ato të Shqiperisë.

Ishte hartuar një Projekt-marrëveshje për marrëdhënie kulturore midis RPSSH-së dhe RFSJ-së, ku projekti jugosllav synonte që marrëdhëniet me Kosovën e viset e tjera shqiptare të minimizoheshin dhe të kontrolloheshin nga Beogradi. Atë project sa isha unë ministre, nuk e pranova dhe nuke firmosa.

Më 19 janar të vitit 1980 takova Enver Hoxhën, i cili ishte i mirëinformuar dhe shumë i interesuar për marrëniet me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare , si dhe për vizitën e professor Ymer Jakës në Shqipëri në dhjetor të vitit 1979 dhe për ftesën, që më kish bërë për të vizituar unë Kosovën. Gjatë atij takimi i raportova për zhvillimet në fushat e arsimit dhe kulturës, si dhe për marrëdhëniet me Kosovën e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Enveri qe shumë i emocionuar e u përlot, kur më foli për shqiptarët e Kosovës dhe për punën e mire, që po bënim me Kosovën, më tha: “Ne kemi suksese me Kosovën, se je ti ministre, që vjen nga një familje e madhe patriote. Prandaj i programoni e ndiqni detyrat me Kosovën shumë mire. Këtë vit do të kesh fatin të vizitosh Kosovën si ministre. Marëdhëniet me Kosovën e viset e tjera shqiptare janë marrëdhënie vëllazërore. Ja kam thënë edhe Ramizit (Alia), që gjatë takimeve e bisedimeve me ta, s’duhet të përmendet emri i partisë dhe emri im (Enverit).

Shqiptarët e Kosovë dhe të viseve shqiptare përtej kufirit janë më patriot se ne, sepse mbijetojnë e luftojnë kundër sundimit titist dhe atij serbë. Është e gabuar dhe s’duhen lejuar, që të etiketohen si titistë e agjent të UDB-ës”.

Para se të nisesha për të vizituar Koosovën, bëra një takim me sekretarin e KQ të PPSH-ës, Ramiz Alin më 2 tetor 1980 dhe i parashtrova përbërjen e delegacionit, që e kishim konsultuar edhe më pare dhe mora miratimin e tij pët programin e bisedimeve dhe kërkesat tona për bashkëpunimin me Kosovën dhe institucionet e viseve shqiptare në Jugosllavi.

Qëllimi i vizitë dhe i delegacionit që drejtoja ishte: Të forcoheshin marrëdhëniet egzistuese dhe të

Zgjeroheshin  e intesifikoheshin marrëdhëniet institucionale arsimore, kulturore e artistike, shkencore e sportive midis institucioneve të RPSSH-së dhe KSA-së të Kosovës. Sipas përvojës së krijuar synonim, që të zgjeroheshin marrëdhëniet me institucionet përkatëse të Maqedonisë e të malit të Zi. Marrëdhëniet tona me Kosovën ishin shtrirë në një rreth të gjër institucionesh e fushash, pa qenë nevoja të lidhej ndonjë marrëveshje apo protokoll midis RPSSH-së e KSA-së të Kosovës. Në Universiteti e Prishtinë dhe në Institutet e tjera të Larta të Kosovës deri në mars të vitit 1981  80 % të leksioneve, konsultave, marrjes në provim dhe udhëheqje dipllomash realizoheshin nga pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe të Instituteve të tjera të Larta të Shqipërisë. Ndërsa në Fakultetin e Xehtarisë vetëm një pedagog ishte shqiptar i Kosovës dhe të gjitha lëndët e tjera zhvilloheshin nga pedagogë e Universitetit të Tiranës. Të gjitha ciklet e shkollës në Kosovë e viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi mësonin me tekstet e shkollave tona, që i merrnin

çdo vit dhe, pasi u hiqnin politizimet i ribotonin e i përdornin për shkollat e tyre. Shkolla shqiptare në ato vite ka patur karakter kombëtar e frymë popullore dhe ka luajtur një roj të madh në edukimin e vetëdijes kombëtare të brezit të ri në Shqipëri e Kosovë.

Që nga viti 1968, pas shumë vitesh ndarjeje, filloi të hidheshin hapa të rëndësishëm dhe deri në tetor të vitit 1980, kur shkova për vizitë në Kosovë, ishin zhvilluar disa veprimtari të rëndësishme kombëtare në Shqipëri dhe në Kosovë, që ndikuan në sensibilizimin kombëtar e ndërkombëtar të Çeshtjes shqiptare dhe në ringritjen e ndërgjegjes kombëtare:

I.Kremtimi i 500-të vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas Vendimit, nr.33, datë 4.6.1966 për kremtimin e 500 -vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të firmosur nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH, Mehmet Shehu, u organizuan veprimtari politike, shkencore, kulturore e artistike dhe përkujtimore e propogandistike brenda e jashtë RPSH.

Në veprimtaritë kremtuese e shkencore për herë të parë qen ftuar e morën pjesë studiusë nga Kosova, si prof. Mark Krasniqi, dekan i Fakultetit Ekonomiko-Juridik në UP, prof. Fehmi Agani, drejtor i Institutit të Albanalogjisë të Prishtinës, prof.Idriz Ajeti, prof. Andon Çeta, prof. Syrja Popovci dhe prof. Zef Mirdita.

Nga shifrimi i  Legatës Shqiptare Nr. 126 , V. 1968, Fl. 3 informojnë MPJ si më posht: “ Në manifestimet që u bënë në Krujë shoku Enver pati një bisedë interesante me albanalogët kosovarë. Midis të tjerash shoku Enver ju foli se ne jemi bijt  e një nëne e një babe, se ne gëzohemi, që ju të fitoni sa më shumë të drejta dhe që ju kemi midis nesh dhe se ne do të ndihmojmë me libra e literaturë tjetër që kini kërkuar. Për marrëdhëniet me Jugosllavinë shoku Enver demaskoi titistët, duke ju thënë se ne nuk pajtohemi me ata. Në fund të bisedës shoku Enver i këshilloi ata që të bëjnë një vizitë nëpër vendin tone. Kosovaret gjate bisedes vetem degjuan. Në fund M. Krasniqi (Mark Krasniqi) falenderoi për ftesën e bërë për të marrë pjesë në Konferencën Albanalogjike.”

Në Konferencën e Dytë të Studimeve Albanalogjike me temë “Skënderbeu dhe epoka e tij”  ishin të ftuar dhe muarrën pjesë  albanalogë e shkencëtarë nga vende të huaja si nga Franca e Italia, Turqia, Bullgaria, Austria, Hungaria, Gjermania dhe Rumania, të cilët mbajtën kumtesa rreth figurës e rolit të Skënderbeut. Ishin ftuar dhe kanë marrë pjesë edhe arbëreshë të Italisë, shqiptarë e studiusë nga Turqia dhe studiusë nga vende të ndryshme të Europës.

Në këtë Konferencë shkencore si nga referati që ka mbajtur professor Aleks Buda edhe në 100 kumtesat e mbajtura nga profesor shqiptarë e të huaj është evidentuar lufta heroike dhe fitimtare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu kundër pushtuesve osman, e cila përbën një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare, ballkanike dhe europiane. Gjatë 25 vjetëve të luftrave, që udhëhoqi Skënderbeu, është vlerësuar si epoka më heroike dhe e lavdishme e histories të popullit tone, që u bë boshti qëndror i rezistencës së popujve të Ballkanit dhe faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetrimit europian kundër pushtuesve osman.

Analiza dhe vlerësimet për figurën e Skënderbeut dhe epokën e tij, si një fenomen i jashtëzakonshëm, si luftëtar i lirisë, u bënë mbi bazën e analizave të faktorve objektiv e subjektiv të epokës, lidhjes dhe ndërvarësisë së heroit me masat popullore, duke u udhëhequr nga misioni i madh historic, që shtroi epoka, për të përfaqësuar e realizuar aspiratat e masave. Në këtë luftë është shquar roli e figura e Skënderbeut si burrë shteti dhe strateg i madh e i shquar kombëtar e ndërkombëtar. Skënderbeu luftoi për shkatëtimin e perandoris omane dhe për krijimin e një mbretërie të Arbërit, krijimin e mbretërisë së tretë të Epirit në Ballkanin Perëndimor pas asaj të Pirros dhe të Justinianit.

Figurat historike të kombit shqiptar kishin të drejtë të gjenin mitin tek Skënnderbeu, sepse lidhte epokat dhe bëhej simbol i shqiptarëve me motivin që ata të dinin se nga vinin, të njihnin historinë, të njihnin vetveten dhe të luftonin e t’i mbijetonin armikut. Miti mbi Skënderbeun ka lindur nga populli shqiptar në një epokë dramatike të popullit shqiptar, në kushtet e një pushtimi të huaj dhe të një rreziku të asimilimit kolektiv. Vatikani e ka pagëzuar “Atleti i Krishterimit”, sepse mbrojti për 25 vjet krishterimin perëndimor nga mësyemjet osmane. Përpjekjet që vazhdojnë të bëhen nga ndonjë historian si Oliver Schmitt, apo të ndonjë trupe humoristike, në kuadrin e filozofisë së deheroizmit, për cmitizimin e figës së Heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, etj. Janë e do të vazhdojnë të jenë të dështuar.

Në shënimin e shifrës të notës të Legatës shqiptare në Beograd, sipas një shënimi të Fadil Hoxhës, jepet kjo përgjigje:”Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë ka nderin të ju bëjë të ditur se e ka marrë letrën tuaj Nr. 214, datë 8.12.1967 në të cilën ftohet një delegacion i shqiptarëve të jugosllavisë, që të marrë pjesë në kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.” Por bën sugjerime që të ftohen edhe nga kombësitë e tjera në Kosovë, t’u drejtohet edhe republikave të tjera, ku jetojnë shqiptarë. 500 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, do të kremtohet edhe në Prishtinë gjatë majit të vitit 1968.”(AQSH,F.14/AP, S.I.R., V.1068, D.314, fl.1-3).

Në gazetën “Zëri i Popullit”, nr.33(6032), e martë, 16 janar, 1968 me kryeartikull: Kruja, Kryeqendra Politike dhe Ushtarake e Heroit Kombëtar të Shqipëriës, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shpallet “Qytet Hero”. -Me Dekret nr. 4357 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH, datë 13.I.1968.

Organizohet në Tiranë një mbledhje përkujtimore kushtuar 500 -vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Fjalën e mban Mehmet Shehu, Kryeministrit të RPSH, me 16.I.1068. (Gazeta “Zëri i Popullit”, nr.14(6033), e mërkurë 17 janar, 1968.)

Në Lezhë përkujtohet me madhështi 500 –vjetori i vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. (Gazeta “Zëri i Popullit”, nr.15(6054), e enjte, 18 janar, 1968.)

-Zhvilloi punimet Konferenca e II e Studimeve Albanalogjike me temë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Epoka e Tij”. Në këtë Konferencë referati kryesor në emër të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë e mbajti prof. Aleks Buda. Mbajtën kumtese edhe shumë studiusë shqiptarë e të huaj.

Në kremtimet dhe Simpoziumin shkencore në Prishtinë kushtuar 500-të vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut muarrën pjesë edhe një delegacion me studius nga Shqipëria, të cilët kanë mbajtur edhe kumtesa. Për pritjen e përzemërt e vëllazërore të tyre, si dhe për vlerësimin e nivelit të kumtesave nga ana e studiusve shqiptar të Kosovës e të albanalogëve të huaj dhe veÇanërisht të rinisë e popullit shqiptar të Kosovës, jepen nëpërmjet këtyre deshifrimeve të Ambasadës shqiptare në Beograd drejtuar MPJ në Tiranë:

Deshifrim nga Beogradi, Nr. 0227 dhe , 403, 404, 405, 406 ;Date 13.5.1968, drejtuar MPJ, Fl. 192-195  “ Delegacioni i ynë për në Simpoziumin e Skëndebeut u prit dhe po trajtohet deri tani në mënyrë korekte nga ana e organeve të Kosovës të caktuar për Simpoziumin. Ata u propozuan shokëve tanë që të bëjnë një takim të vaÇant me udhëheqjen e Kosovës të cilët shokët tanë nuk e pranuan dhe u thanë se ata janë miq të Këshillit të Simpoziumit të Kosovës. Atyre gjithashtu ju propozua që përveÇ disa vizitave që do të bëjnë në Kosovë, të bëjnë dhe vizita në Beograd, gjë e cila nuk u pranua nga shokët tanë. Shkuarja e delegacionit tonë, është pritur me një interesim shumë të madh nga i gjith populli. Entusiazmi i rinisë e i popullit i pa përshkruar. Nëpër rrugët e Prishtinës ka filluar të dëgjohet kënga: Se mjaft në robëri, o e mjera Kosoveri, o djema e bura merrni pushkët, a vdekje a liri. Stemat e Skënderbeut dhe fotografi nga vendi tonë e të sh. Enver na kërkohen shumë nga populli.

Me datën 9 maj ansambli “ Shota “ dha një Çfaqje ku ishin dhe shokët tanë, e cila u kthye nga shqiptarët në një manifestim të madh. Kënga e Azem Bejtës ( Galicës ) u prit me duartrokitje të një mbasnjëshme. Organet e vendit janë shumë të shqetësuar nga propocionet shumë të mëdha që merë entusiazmi i popullit të Kosovës dhe veÇanërisht i rinisë për vendin tonë. Organet e UDB-ës janë në levizje të vazhdueshme dhe kanë ardhur përforcime edhe nga vende të tjera.

Me datën 8 maj u Çfaq drama “ Trimi i mirë me shok shumë “ te S. Pitarkës, në të cilën morën pjesë një numur shumë i madh njerëzish dhe thyen dyert për t’u futur në sallë. Çfaqja pati shumë sukses, pati brohoritje për vendin tonë dhe njerëzit qanin nga mallëngjimi. Natën e 8 majit në të gjith muret e fakulteteve dhe konvikteve të Prishtinës serbët kishin shkruar këto lloj parullash të mëdha me përmbajtje: “ Kosova është e serbëve “,”Serbë do të fitojmë”, “ gjuha shqipe nuk ka vend në Kosovë “ etj. Lika “

– Deshifrim nga Beogradi, Nr. 0289 dhe , 413, 414, 415, 416, 417 ;Date 14.5.1968, drejtuar MPJ, Fl. 196-200 “ Në takimin që pata me shokët e UT mësova se: 1) Kumtesat e tyre mbajtur në Simpoziumin e Prishtinës me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut patën shumë sukses. Ata u duartrokitën disa herë më shumë se vendasit dhe të huajt , në mënyrë të veÇantë Prof. A. Buda. 2) Gjatë punimeve të simpoziumit me qindra e mijra qytetar e sidomos student e të rinj duke thyer Çdo rregull që kishin vendosur organet e vendit tureshin, për t’u përshëndetur me grupin shkencor të vendit tonë.

Hotelin ku ata banonin në Prishtinë si dhe ambjenti i jashtëm i vendit ku zhvillohesh konferenca, kthehesh në manifestim nga ana e rinis studenteske. Me dhjetra ishin buqetat me lule që u dhuronin shokëve e shoqeve, që kishin ardhur nga Tirana, një pjesë e të cilave ishin të lidhura me shirita kuq e zi. 3) Këto manifestime dashurie për grupin shkencor brënda dhe jashtë sallës ku zhvillohej konferenca, Çuditi gjithë grupet e tjera albanalogjike që kishin ardhur nga vende të tjera aq sa ai i Gjermanis perëndimore ju thotë shokëve tanë se “ Këtu qenka një vullkan i pashuar “. 4) Na thanë, pamë e dëgjuam gjate dy netëve që qëndrova në Prishtinë dhe Pejë, se rinia studenteske në grupe grupe shetisnin rrugët e qytetit deri në orën 2 pas mesnate, duke kënduar këngë të luftës partizane, të punës si dhe udhëheqësve tanë. 5) Dashuria e zjartë që tregonin masa kosovare për vendin tonë dhe udhëheqjen tonë, e cila manifestohesh nëpërmjet formave që thamë më lartë si dhe gjatë shpërndarjes së fotografive të sh. Enver dhe distiktiva të Skënderbeut, të cilat u shpërndane me një herë, detyruan organet e vendit që nëpërmjet Fehmi Aganit u thotë shokëve tanë që të mos shpërndajnë më material të tilla, sepse organizatorët e kësaj konference do të vihen para përgjegjësisë nga udhëheqja e vendit. Si rjedhim i kësaj organizuesit e konferencës që shoqërojnë tani shokët tanë. Në qytete të ndryshme të Kosovës për shetitje, me sa duket jane porositur nga ana e organeve të vendit që shoket tanë t’i izolojnë nga masat kosovare. Me gjith’ate të rinjt thyejn Çdo regull zyrtar dhe mundohen të takohen e t’i duartrokasin ata. 6) Përsa i përket reagimit të masave kosovare lidhur me “autonomin e Kosovës“nga njera anë, dhe serbëve e malazezëve, nga ana tjetër, Çeshtja qëndron ashtu si kundër ju kemi njoftuar me radiogramet tona të maparëshme. Lika “(AQSH, F.14/AP, S.I.R., V.1068, D.314, fl.1-3).

II.Zhvillimi i punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Sipas gazetës “Zëri i Popullit”, nr 279 (7571), e martë, 21 nëntor, 1972-Me 20 nëntor të vitit 1972 u hap Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si një veprimtari shkencore mbarëkombëtare. Kanë marrë pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Në Kongres janë pasqyruar arritjet dhe prirjet e zhvillimit të gjuhës, si dhe janë përcaktuar mbi baza shkencore parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit për gjuhën letrare të njësuar, apo siÇ quhet për gjuhën standarde. Kongresi është udhëhequr nga motoja e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968:”Një komb-një gjuhë letrare.” Referatin kryesor me temë “ Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme kryesore të drejtshkrimit” e mbajti profesor Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të gjuhës e  letërsisë shqipe.

Në këtë Kongres muarrën pjesë e referuan profesor e studiusë nga Kosova e viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, nga arbëreshët e Italisë dhe studiusë nge vende të ndryshme të Europës. Formimi i gjuhës letrare të njësuar (gjuha standarde), është vlerësuar si një variant më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, që ka kaluar një proces të gjatë, i cili ka filluar në shekujt XVI-XVIII dhe ka vazhduar përpunimi i saj  në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare, si dhe gjatë shekullit XX, ku arrin deri në atë Kongres. Në fund të punimeve të Kongresit u hartua një projektrezolutë, e cila u miratua në Kongres njëzëri nga delegatët. Kongresi i Drejtëshkrimit dhe miratimi njëzëri i Rezolutës për gjuhën letrare të njësuar ka rëndësi për sigurimin e unitetit kombëtar shqiptarë.

Pas punimeve të Kongresit të Drejtëshkrimit dhe miratimit të Rezolutës për Gjuhë Standarde, Beogradi u preokupua dhe shtroi pyetjen:”Pse shqiptarët në Jugosllavi pranuan dhe po zbatojnë Gjuhë Standarde Shqipe?”

Pas ndërrimit të sistemit janë shprehur mendime e opinione të kundërta me vendimet e Kongresit të Drejtëshkrimit si këtej Drinit edhe përtej Drinit nga studius e politikanë dhe, për rrjedhojë, nuk zbatohet gjuha standarde as nga një pjesë e politikanëve dhe as nëpër institucionet zyrtare. Gjuha e njësuar e standarde shpreh nivelin kulturor të një populli e vendi. Ajo nuk mohon dialektet e të folmet krahinore të zonave, sepse ato janë e mbeten burimi kryesor i pasurimit dhe përsosjes së mëtejshme të saj.

III.Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire.

Në kryeartikullin e gazetës “Zëri i Popullit”, nr. 222 (7514), e premte, 15-20 shtator, 1972 pasqyrohet: Zhvilloi punimet ”Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire-Ngjarje e rëndësishme në jetën tonë shkencore.” U mbajt referati “Ilirët e Jugut  dhe gjeneza e shqiptarëve” nga prof. Aleks Buda. Në punimet e tij janë mbajtur 6 referate dhe 60 kumtesa shkencore, në të cilat janë parashtruar rezultatetet e arritura ne studimin e problemeve themelore te ilirologjisë dhe të historisë së shqiptarëve të hershëm. Në punimet e Kuvendit kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur kumtesa e diskutime një numër i madh i shkencëtarëve të shquar nga vendet e ndryshme të Europës dhe Azisë, si nga RP e Kinës, Austria, Britania e Madhe, Bullgaria, Franca, Greqia, Italia, Jugosllavia, Polonia, Rumania, RD Gjermane dhe RF Gjermane. Kanë marrë pjesë delegacioni i Universitetit të Prishtinës nga Kosova, një numër studiusish nga Maqedonia e Mali i Zi.

Në Kuvend janë trajtuar problemet themelore të ilirologjisë:

1). Problemi i gjenezës së Ilirëve. Problemi i etnosit Ilir dhe i kultures ilire në plan ballkanik, si dhe me një shtrirje më të gjërë kohore prej neolitit deri në periudhën e hekurit të hershëm dhe me një shtrirje më të gjërë hapsinore, që përfshin Tesaalinë me krahinat veriore të Greqisë, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe Qëndrore, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe përtej detit gadishullin e Apeninëve.

2) Problemi i urbanizimit të Ilirëve.

3).Eshtë trajtuar në një shkallë më të lartë fenomeni i superstruktures e në mënyrë të veçantë të shtetit Ilir.

4). Për herë të pare është trajtuar në mënyrë të thelluar e të gjithanshme tezat e njohura të shkencave albanalogjike, problemi i vazhdimsisë iliro-shqiptare dhe i autoktonisë së shqiptarëve në territoret e sotme, të historisë së shqiptarëve të hershëm, rruga historike që ka kaluar njëri nga popujt kryesorë të botës antike, ilirët dhe ndikimet e tij mbi historinë mesjetare të Gadishullit Ilirik, më vonë Ballkanik. Gjithë përmbajtjen e Kuvendit e ka zënë gjeneza e ilirëve dhe e gjuhës së tyre, shkalla e zhvillimit të tyre ekonomiko-shoqëror e kulturor, roli politik i ilirëve në gadishullin Ballkanik dhe në Mesdhe, problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe i autoktonisë së shqiptarëve mesjetarë. Referatet e diskutimet dëshmuan për interesin e madh shkencor që paraqesin këto probleme Ilirët janë paraardhësit e popullit shqiptar. Etnogjeneza e shqiptarëve shtroi shumë kërkesa e detyra për studime të mëtejshme në fushën e arkeologjisë, gjuhësisë historike, të onomastikës e etnografisë, të antropologjisë, si dhe të studimeve komplekse ndërdisiplinore të problemeve themelore të ilirologjisë dhe të mesjetës së herëshme në një diapazon më të gjërë kohe e hapsire.

Në të gjitha veprimtaritë ka asistuar Enver Hoxha dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të Shtetit.

4.Kremtimi i 100-të vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në RPSSH dhe në KSA të Kosovës.

Në RPSSH u ngrit një komision qeveritar dhe u programuan të gjitha veprimtaritë politike, shkencore, kulturore e artistike, botuese e propogandistike, që do të zhvilloheshin gjatë gjithë vitit 1978 ne rrethe e zona në shkallë kombëtare si dhe në kryeqytet. Me atë rast u evidentuan në mënyrë më të plotë idetë e mëdha të mbledhjes e të vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, roli i saj historik mbarëkombëtar, si dhe rrezatimi i atyre ideve e idealeve kombëtare gjatë gjithë periudhave të mëvonëshme të historisë kombëtare te brezat, që kanë përfaqësuar e përfaqësojnë anën progresiste mbarëkombëtare.

-Më 10 qershor në sallën e Teatrit të Operës e të Baletit , mbahet një mbledhje solemne, ku ka folë Ramiz Alia mbi rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të ishin ftuar e muarrën pjesë patriotë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga Kosova e viset e tjera shqiptare përtej kufirit.

-Më 11 qershor para arkivolëve të Abdyl e Naim Frashërit të vendosur në një shtrat topi e të mbuluar me Flamurin Kombëtar parakaloi populli i Tiranës dhe u bënë homazhe në sheshin “Skënderbe”. Eshtrat e Abdyl Frashërit, të ideatorit e organizatorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u sollën nga Turqia nga një delegacion i qeverisë shqiptare, që shkoi për t’i marrë. Sipas informacionit “Mbi marrjen në Stamboll të eshtrave të Abdyl Frashërit.” Firmosur nga Xhorxhi Robo shënohet këto të dhëna për tërheqjen e eshtrave të Abdylit dhe për arsyet e mosdhënies të eshtrave të Sami Frashërit:”…2. Sami Frashërin turqit e Çmojnë si një shkencëtarë të madh, që i ka dhënë shumë kulturës turke, por ndonjë gjë për të nuk kanë bërë, duke filluar që nga varri i tij modest, nga mospërjetësimi i emrit, mosbërjen e ndonjë monumenti apo busti etj. Këte na e vuri në dukje edhe nipi i tij Emin Ereri tha: “Samiu i ka dhënë shumë Turqisë, por kjo s’i ka dhënë asgjë atij.”

Kur na shpjegoi në shtëpin e tij veprat që ka shkruar Sami Frashëri që ishin 60 dhe që i kishte hedhur në një kartë të madhe me datën e shkrimit dhe të botimit të tyre, për veprën “Shqipëria Ç’ka qenë Ç’është dhe Ç’do të jetë” kishte shënuar me laps vitin 1885.

3.Lajmi i tërheqjes së eshtrave të Abdylit shkaktoi reagimin e elementit reaksionar shqiptarë, të kryesuar nga Tahir Kolgjini e Qazim Prodani. Disa prej tyre shkuan tek varri i Abdylit, ndoshta me qëllim që t’i merrnin vetë eshtrat, por atje u pritën nga shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë, sidomos nga djemtë e Sheuturkut nga Tetova, të cilët bënë roje në varr deri sa eshtrat u vendosën në Konsullatë. Dy nga djemt na shoqëruan deri në kufirin turko-grek. Shqiptarët e atjeshëm, sidomos ata nga Kosova e Maqedonia e vlerësuan shumë lartë marrjen e eshtrave dhe u prekën shumë nga kjo.” (AQSH, F.14, V.1978, D.282, fl.28)

Arkivolet e Abdylit e të Naim Frashërit të vendosura mbi shtratin e topit e të mbuluar me Flamurin Kombëtar u përcuallën me nderime nga udhëheqja e populli i Tiranës të shoqëruar me muzikë e këngë patriotike për në memorialin që është ngritur për tre vëllezërit Frashëri tek Parku i Madh Kombëtar. Aty janë varrosur eshtrat e Abdylit e të Naimit dhe në memorialin e Samiut mungojnë eshtrat e tij, sepse nuk i ka dhënë Turqia.

Me datën 10 qershor 1978 u zhvillua metingu i madh solemn në sheshin “Skënderbej”, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm kryeministri i Shqipërisë, Mehmet Shehu, për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për udhëheqësit e saj të shquar.

-Me 11-13 qershor 1978 zhvilloi punimet Konferenca Shkencore në shkallë kombëtare me temë “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe epoka e saj.”Morën pjesë studius nga Shqipëria e Kosova, si dhe nga viset e tjera shqiptare të Maqedonisë e të Malit të Zi, nga arbëreshët e Italisë, si dhe shqiptarë e profesorë të vendeve të tjera.

Në telegramin e kryetarit të Shoqatës të Shkencave e të Arteve në Prishtinë, prof. Esat Mekuli nr.180, me 15.V.1978 Prishtinë njofton Akademinë e Shkencave të RPSSH:”Lidhur me shkresën tuaj, më 25.III.1978, kemi nderin t’ju njoftojmë përsëri, se me kënaqësi e pranojmë ftesën për pjesëmarrjen në Konferencën Kombëtare të studimeve mbi “ Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe epokën e saj” të shkencëtarëve tanë.

Ju njoftojmë se në Konferencën Kombëtare të studimeve mbi “ Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe epokën e saj” do të marrin pjesë këto shkencëtarë:

    1.Akademik Ali Hadri-“Rëndësia historike e Lidhjes Sëhqiptare të Prizrenit”.

2.Akademik Rexhep Qosja-“Ndikimi i Lidhjes së Prizrenit në letërsinë e Rilindjes.”

3.Akademik Idriz Ajeti-pa kumtesë.

4.Prof.dr.Mark Krasniqi-“Funksioni i dhomës së miqve në Kosovë në epokën e Lidhjes së Prizrenit”.

5.Prof.dr. Skënder Rizaj-“ Çeshtja e administrimit të viseve shqiptare në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.”

6.Doc. dr. Shukri Rrahimi-“Rritja e rrymë së autonomisë në gjirin e Lidhjes së Prizrenit.”

7.Dr.Masar Kodra-“Dibra me rrethinë në epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.”

8.Mr.Sadulla Brestovi-“Lidhja e Prizrenit dhe popullsia serbe e Kosovës.”

9.Mr.Zekiria Cana-“Lidhja e Prizrenit sipas Dimitrije TuÇoviqit.”

10.Fejzulla Çerkini-“Disa dokumente gjermane lidhur me luftën e Dervish Pashës kundër forcave të Lidhjes së Prizrenit në Slivovë, Shtimje, Caralevë dhe Dule.”

11.Mr.Zoran Gjeorgjeviq-“Lufta e Lidhjes së Prizrenit për pushtet, autonomi dhe pavarësi në dritën e shtypit serb.”

12.Mr.Drita Gunga-“Lidhja e Prizrenit dhe gruaja shqiptare.”

13.Mr.Resmije Kryeziu-“:Lidhja e Prizrenit në shtypin europian.”

14.Milutin Foliq-pa kumtesë.

15.Mr.Bedri Shehu-

Me këtë rast ju shfaqim përshëndetjet tona më miqësore ! Kryetari: Akademik Esat mekuli.” (AQSH, F.14, V.1978, D.281, fl.134-135)

Zhvillohet Konferenca shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Epoka e til”. Në atë Konferencë Shkencore u mbajtën referate e kumtesa me temë për Lidhjen shqiptare të Prizrenit. U evidentuan në mënyrë më të plotë idetë e mëdha dhe vendimetqë mori Lidhja Shqiptare e Prizrenit me 10 qershor të vitit 1978, roli I saj historik mbarëkombëtar dhe rrezatimi I atyre ideve e idealeve gjatë gjithë periudhave të mëvonshme të histories tone kombëtare. Mbledhja e përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqiptare, idetë, program dhe vendimet, që mori në interes të ceshtjes shqiptare mbetet pika e vetme kulmore e histories së popullit shqiptarë. Ishte jetike për ekzistencën e kombit shqiptar. Ishin idetë e program i Lidhjes Shqiptare të Prizreni, që udhëhoqëm patriotët e mëdhenj shqiptarër Abdyl Frashëri, Iljaz pashë Dibrës, Omer Prizreni e shumë të tjerë me kërkesën, për t’u shkëputur nga perandoria osmane dhe për të dalë shtet më vete, duke përfshirë të gjitha trojet shqiptare. Nga diskutimet e vendimet e mbledhjes u vërtetua se ishte faktori i brëndshëm faktori jryesor e veprues, i cili në bashkëpunim me faktorin e jashtëm e shndëroi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në faktor kryesor veprues me rëndësi ndërkombëtare në plan ballkanik e jashtë ballkanik. Mbledhja përcaktoi strategjin dhe taktiktikat politike që, duke shfrytëzuar kushtet e ndërlikuaea e kontrdiktore të Krizës Lindore të viteve ’70 të shekulliy XIX-të, kur u rishtrua me një force të veÇantë, Çeshtja e fatit të mëtejshëm të kombit shqiptar, përcaktoi tri detyra themelore: Njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë, ruajtjen e paprekshmërisë e të tërësisë të trojeve të tij dhe bashkimin e tyre në një shtet autonom ose të pavarur kombëtar. Këto detyra përbënin drejtime të pandashme nga njera tjetra , që  përgjigjeshin një kërkese objective e subjective të zhvillimit të shoqëris shqiptare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit me programin e saj bëri një luftë heroike e të gjithanshme pme pushkë e me pendë, për zgjidhjen tërësore të detyrave , si rruga e vetme e drejtë për të siguruar larine dhe unitetitn territorial të vendit, në kushte shumë të vështura ndërkombëtare, kur Fuqitë e Mëdha, Perandoria Osmane dhe monarkitë fqinje ndiqnin një politikë të mohimit të kombit shqiptar dhe të të drejtave të tij.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është e para organizatë mbarëkombëtare e ngritur brenda Shqipërisë e që përfshiu gjithë vendin, një organizatë, që ka jo vetëm një platform politike kombëtare e program praktik të përcaktuar qartë, por edhe një organizim shtetëror, që ushtroi funksione qeverisëse në shkallë kombëtare gjatë procesit të një organizimi me detyra shtetërore dhe ndoqi një politikë të pavarur të brendshme e të problemeve të ngutëshme që të vendoset në zona të tëra autoritetin e plotë të saj  dhe rendin e ligjshmërinë, që nuk ishin njohur më pare nën sundimin osman. Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përkrah menjëherë nga masat mbarëpopullore. Lidhja Shqiptare e Prizrenit luajti një rol të madh për të siguruar një ideologji e kulturë kombëtare, ku gërshetoi veprimtarinë politike e ushtarake me atë kulturore. Ajo ndikoi e luajti një rol  shumë të madh si faktor kulturor në Rilindjen Kombëtare. Ajo ndikoi në zgjidhjen e mjaft problemeve të ngutshme e të gjuhës e të alfabetit, të arsimit kombëtar, të botimeve shkencore e historike, letrare, të cilave u dha një hov shumë të madh. Por ndikimi I Lidhjes qe shumë i madh edhe pas mposhtjes së saj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ze një vend të rëndësishëm në Krizën Lindore të viteve 1875-1881. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka zhvilluar një veprimtari të gjërë e të dendur diplomatike….

Sesione shkencore janë organizuar e zhvilluar edhe në Kukës, Gjirokastër, Dibër, Shkodër e KorÇë. Janë bërë botime shkencore e artistike dhe propogandistike, si dhe koncerte e filma, ekspozita të arteve figurative. U hap Ekspozita e arteve figurative me krijimtari për ngjarje e figura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, disa tabllo më të rëndësishme kopje i janë dhuruar Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Të gjitha veprimtaritë ndikuan në ringritjen e ndërgjegjes kombëtare këtej e përtej kufirit.

Është për t’u theksuae se të gjitha veprimtaritë shkencore, që ishin zhvilluar e po zhvilloheshin në Shqipëri, konfirmuan se Tirana ishte shëndrruar në qendër kryesore të studimeve e konsultimeve në fushën e albanalogjisë në Europë e në botë.

Në të gjitha këto veprimtari asiston Enver Hoxha dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të Shtetit.

Punimet shkencore të këtyre veprimtarive, u botuan e përkthyen në disa gjuhë të huaja dhe u përfshinë në tekstet shkollore.

Kur vizitova Kosovën në tetor 1980, situate dukej e agravuar e gati shpërthyese. Pas 4-5 muajsh të vizitës time shpërthyen demonstratat. Në të gjitha ëpritjet zyrtare në Kosovë m’u ofrua kërkesa, për të shkuar në Beograd dhe për të rritur nivelin e vizitës. Unë i falenderova dhe kam dhënë këtë përgjigje:”Më ka ftuar Kosova dhe po e bëj këtë vizitë në Kosovë. Kur t’më ftojë Beogradi, do ta shkoj në Beograd”. Por s’më ftuan asnjëherë.

Nuk pata mundësi të takoja Adem DemaÇin, sepse ishte i burgosur politik dhe vuante dënimin në burgjet e Serbisë. Kisha dëgjuar për të si atdhetar i flaktë, që kur ishte ende i parritur, si dhe per luftën e përpjekjet për liri e barazi, se kish themeluar organizatën “Lëvizja kombëtare për Bashimin e gjithë shqiptarëve”, për të siguruar të drejtat e shqiptarëve pë vetvendosje deri në shkëputjen e plotë për zonat me shumicë shqiptare, që ishin Brenda Jugosllavisë.

Pata fatin ta takoja Heroin e Kosovës dhe Nderin e Kombit në vitin 2017 në Prishtinë. Qe një privilegj për mua të takoja e bisedoja me një ideatorë aq të madh të Çeshtjes kombëtare, me Mandelën e Ballkanit, që luftoi e sakrifikoi për kauzën e madhe, për shkëputjen e Kosovë nga sistemi Jugosllav dhe bashkimin me Shqipërinë. Si mendimtar i shquar gjatë viteve 1998/1999 ka qenë zëdhënës politik i UÇK-ës dhe pas Çlirimit është angazhuar për liritë e të drejtat e pakoicave joshqiptare në Kosovë, sepse liritë e të drejtat ai i konceptonte të barabarta për të gjithë shtetasit në Kosovë. Kushdo do të kish dëshirë ta takonte e të shkëmbente mendime me të për politikën e veprimtaritë politike, për letërsinë si shkrimtarë, për luftën e paqen në Kosovën e Pavarur dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Nuk munda të takoja as politikanin e filozofin e Çeshtjes kombëtare, Ukshin Hotin. Kur u ktheva në Tiranë, më informuan se kish shkuar tek sporteli i Grand Hotel-it dhe u kish kërkuar, për t’më takuar.

Atë ditë kemi qenë për vizitë në Prizren dhe nuk e dija, se më kish kërkuar, sepse do të krijoja mundësi për të biseduar me atë personalitet të shquar e themeluesin e partis UNIKOMB. Kur shkova në Kosovë në vititn 2010, dmth, 30 vjet pas vizitës së pare, dëgjova, se ditën e daljes nga burgu e kanë marrë peng rojet e burgut dhe e kanë zhdukur pa nam e nishan. Ndjej dhëmbje për atë mendimtar të shquar të Çeshtjes kombëtare e të luftëtarit të guximshëm e trim dhe të vendosur!

Me 16 tetor 1980 shkuam për vizitë si Qeveri, për t’i uruar ditëlindjen Enver Hoxhës dhe gjatë bisedës, më kërkoi, që ta informoja për vizitën në Kosovë. E informova në mënyrë të përmbledhur për aq kohë sa do të kisha mundësi. Enver Hoxha e Mehmet Shehu, më përgëzuan dhe e vlerësuan si vizitë shumë të suksesëshme.

INFORMACION”Mbi pritjen zyrtare të Jugosllavisë për 29 nëntorin”-Nga Sokrat Plaka, ambasadori i plotfuqishëm i RPSSH në Jugosllavi, informon:

Në pritjen zyrtare të Jugosllavisë për 29 nëntorin, m’u dha rasti të takohem me Fadil Hoxhën dhe pata një bisedë, të cilën na e ndërprenin njerëz të ndryshëm që takonin Fadilin ose mua. Kryesisht Fadili preku tri Çeshtje:

1).Fadili (Hoxha) tha se marrëdhëniet kulturore, arësimore e shkencore të Kosovës me Shqipërinë po ecin mirë, po shkojnë përpara dhe të vazhdojnë kështu sepse ësht mirë. Vizita e shoqes Tefta Cami në Kosovë përfundoi me sukses, udhëheqja e Krahinës ka bërë një raport të mirë. Tani duhet të zhvillohen marrëdhëniet ekonomike ( mendoj se e ka të drejt sepse pa lidhje ekonomike nuk mund të sigurohet uniteti kombëtar i kombit). Ne kemi qenë bashk nën sundimin e Turqisë, pastaj na ndanë dhe kështu kemi dhjetra vjet; koha ka bërë punën e vet, prandaj është e nevojshme të forcohen lidhjet midis Atdheut amë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë e viset. Ne këtu në Jugosllavi deri më 1963, kur Kosova ishte nën Serbinë nuk ishte mirë, kurse qysh nga ajo kohë riafirmimi kombëtar i popullsisë shqiptare ka ecur. Detyra jonë kryesore këtu është të formojmë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, dhe në këtë proces kemi nevojë të madhe  për përkrahjen e Shqipërisë, për përkrahjen e saj morale e të gjithanëshme. Fjalimi i shkut Enver (Hoxha) në Bajram Curr ka një rëndësi të madhe. Politika që keni adoptuar për të kërkuar respektimin e të drejtave që garanton kushtetuta jugosllave ndaj popullsisë shqiptare është një gjë e mirë, e drejtë dhe nuk mund ta kundërshtojë kush. Edhe Jugosllavia e kërkon një gjë të tillë për pakicat e saja në vendet e tjera.

ProÇesi i riafirmimit kombëtar të shqiptarëve në Jugosllave, edhe tani pas Titos, do të vazhdojë, kjo tashmë nuk mund të kthehet mbrapsht. Megjithatë ne shqiptarët këtu kemi shumë nevojë për përkrahjen tuaj, pa të cilën nuk mund të ecë siÇ duhet forcimi i ndërgjegjes kombëtare. Ne kemi njerëz në Kosovë që janë shqiptarë dhe rregjistrohen turq, kanë humbur ndërgjegjen kombëtare nga pushtimi turk, etj. Në Shqipëri ndodhi ndryshe, ndërgjehja komëtare u formua më shpejt, ndërsa në Kosovë edhe pas Turqisë shtypja vazhdoi.

Një rol vendimtar për ne luajnë lidhjet e popullsisë shqiptare të Kosovës me Shqipërinë. Por këto forcohen ose dobësohen në vartësi gjendjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Këto tani janë të mira dhe kanë dhënë rezultate edhe në marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

Në të vërtetë, kontaktet e popullsisë së Kosovës me Shqipërinë filluan më 1971. Deri në atë kohë, vetëm llafe thuheshin këtu, por në fakt nuk i lejonin kosovarët të shkonin në Shqipëri. Kjo u bë e mundur vetëm pas takimit tim me Titon. Kur kam nisur grupin e parë të shqiptarëve për të vizituar Shqipërinë i kam porositur që të mos bëjnë provokime atje duke shitur mend e duke dhanë dhurata këmisha najloni, etj., dhe këtë e kan bërë sepse Çeshtja e lidhjeve të popullsisë sonë me atë të Shqipërisë ka një rëndësi të madhe për ne.

2).Fadili tha se interesat e popullsisë shqiptare në Jugosllavi e kërkojnë që marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë të mos kufizohen vetëm me Kosovën dhe viset shqiptare. Ka njerëz në Jugosllavi që mendojnë se Shqipëria mendon vetëm për shqiptarët, ndërsa ne duhet të krijojmë një atmosferë sa më të favorëshme për zhvillimin e marrëdhënieve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë. Por edhe si dy vende fqinje kemi interesa të kemi marrëdhënie të mira. Në në mbledhje të shtabit të përgjithshëm ushtarak para disa vjetësh, ku isha edhe unë, Titua bëri vërejtje për raportin e paraqitur nga gjeneralët mbi strategjinë dhe taktikat e mbrojtjes së Jugosllavisë, duke thënë se aty ishte harruar një faktor i rëndësishëm dhe pikërisht Shqipëria, e cila në rast të një agresioni kundër Jugosllavisë duhet llogaritur si aleatja jonë.Titua theksoi se se një sulm kundër Jugosllavisë përbën rrezik për Shqipërinë, dhe anasjelltas, një sulm kundër Shqipërisë përbën rrezik për Jugosllavinë. Qysh atëhere në planet ushtarake të Jugosllavisë Shqipëria konsiderohet si një faktor i rëndësishëm si aleate e Jugosllavisë në luftë kundër agresorëve.

B.Popovi (Kryeministri i Maqedonisë) ka bërë një raport të mirë mbi vizitën e tij private në Shqipëri. Mirë keni bërë që e Çuat të vizitonte minoritetin maqedon në zonën e Prespës, kjo dhe zhvillimi i marrëdhënieve me Maqedoninë do të ndihmojnë në pozitën e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Edhe ju bëtë mirë që shkuat për vizitë në Kroaci.

Biseda e shokut Mehmet Shehu me ambasadorin jugosllav është pritur shumë mirë nga udhëheqja jugosllave. Aktualisht marrëdhëniet midis dy vendeve po ecin mirë, ky është edhe mendimi i udhëheqjes jugosllave, këtë e patë që e tha edhe Peter StamboliÇi, anëtar i kryesisë së Jugosllavisë dhe i kryesisë së KQ të LKJ ( i cili kaloi pranë nesh, na takoi dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira).

3).Së fundi, tha Fadili, do të jetë mirë po të bëhet e mundur që edhe ne politikanët të bëjmë ndonjë vizitë në Shqipëri. Sigurisht, pikëpamjet tona politike dhe ideologjike janë të ndryshme, por le të shkëmbejmë mendime për ato Çeshtje që kemi interes.

Në kushtet e Jugosllavisë, ne shqiptarët mundëm të bëjmë kaq sa bëmë, le të na gjykojë koha. Unë do ti heq kapelen me kënaqësi kujdoqoftë që do ta bënte detyrën tonë këtu më mirë se sa e kam bërë unë dhe shokët e mij, dhe do t’ia lija me gjithë qejf pozitën time. Sot në Kosovë ka 50.000 studentë, nga të cilët 37.000 shqiptarë, një gjë të tillë do të ishte vështirë ta imagjinonin 30 vjet më parë. Vetëm, zhvillimi i Kosovës në planin kombëtar duhet të ecë me zhvillimin e Shqipërisë. Ju keni arritur rezultate shumë të mira në arsim, kulturë, etj., Kosova duhet të përfitojë nga ky zhvillim.

4).Në këtë bisedë, sipas Çeshtjeve dhe nevojës, unë ndërhyra ose bëra vlerësime lidhur me marrdhëniet me Kosovën ose Jugosllavinë, ose për probleme të tjera në përputhje me qëndrimet tona. Ndër të tjera mund të përmenden këto:

a).Në një moment kur unë i thashë se kisha dashur t’i bëja një vizitë, Fadili tha se do të ishte mirë t’i shkoja dhe mundësisht të ngreja ndonjë Çeshtje. Nga kjo krijova përshtypjen se pozita e shqiptarëve mbetet e lëkundur dhe ndoshta kjo është arsyeja që Fadili e theksoi disa herë “ që ne shqiptarët këtu kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë”.

b).Duke biseduar për vizitën e B.Popovit në Shqipëri, unë i fola edhe për gjendjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni e veÇanërisht për prishjen e kompaktësisë si edhe për rolin që mund të luajë Kosova dhe udhëheqësit shqiptarë në kuadër të të drejtave kushtetuese jugosllave. Fadili tha se Kosova po punon, por ndërhyrja e tyre nuk pritet mirë nga maqedonët, etj.

Krijova përshtypjen se nuk e kuptonte siÇ duhet rrezikun e prishjes së kompaktësisë së popullsisë shqiptare në Maqedoni  ose kjo i vinte se e ndjejnë vehten të pafuqishëm. Por edhe urrejtje për maqedonët kishte. “Këta maqedonët janë ata që ne në Shqipëri u thonim bullgarë, dhe pas luftës së dytë u bënë maqedonas”, tha ai në një rast. Fadili tha se në Maqedoni kanë sjell 30.000 maqedonas të Egjeut, por theksoi se megjithate nuk kanë Ç’të na bëjnë, për 10 vjet shqiptarët do të jenë kombi i tretë në Jugosllavi, nga numuri i popullsisë.

Indirekt ai vuri në dukje edhe vështirësitë që kanë.Ai tha: Kur u shpallën rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë më 1971, më thirri Titua dhe më tha se në Kosovë janë bërë falsifikime në regjistrimin e popullsisë në favor të popullsisë shqiptare.(Dhe për këtë ishin ankuar serbët e malazezët). Unë i thash Titos se kjo nuk ishte e vërtetë, regjistrimi i popullsisë u drejtua nga Këshlli Ekzekutiv i Kosovës, dhe në atë kohë kryetar i këshillit ishte Ilia VakiÇi që është serb, dhe nga LSK që kryesohej nga një serb, dhe atëherë i hodhi poshtë kërkesat dhe rishikimin e regjistrimeve”.

Gjithë bashkëpunimi dhe veprimtaritë e përbashkëta në fushën e arsimit e kulturës, të arteve e shkencave albanalogjike dhe të sporteve midis Shqipërisë dhe Kosovë ndikuan drejtpërdrejtë në ringritjen e vetëdijes kombëtare dhe për parashtrimin e kërkesave për liritë e të drejtat e barabarta me të gjitha kombet e kombësitë e tjera në Jugosllavinë Federale. Shqiptarët nuk mund të pranonin më dhunën e shtypjen e Serbisë. Pabarazia e padrejtësitë e dhuna dhe terrori, që është ushtruar nga regjimi titist e shovinistët serb, janë shkaqet kryesore të shpërthimit të demonstrative të mars-prillit 1981, të cilat qenë si një uragan i madh, që tronditi themelet e RFSJ dhe të teorisë fallso të bashkim-vëllazërimit. Me 20 korrik 1981 pësova një aksident të rëndë automobilistik dhe kam bërë tri operacione të rënda nga professor Roya Camile në Paris, që nuk u zbardh se si dhe pse ndodhi ai aksident?

Sa here shkoj në Kosovë takoj mikun tim e publicistin, z.Ismet Sulejmani, të cilin e kam njohur që kur më ka ardhur pë vizitë në shtëpi. Shkëmbejmë mendime e mesazhe me të, që i kemi të njejta e me frymë kombëtare.

Në Çdo vizitë në Kosovë kam shkuar në Prekaz tek Kulla e Adem Jasharit dhe kam bërë homazhe tek 58 të rënët me Adem Jasharin në krye kundër forcave ushtarake të blinduara serbe. Heroi Adem Jashari ka qenë komandanti i parë i UÇK-ës, ku është projektuar strategjia e taktikat e luftës kundër pushtimit serb. Jeta e veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Adem Jasharit në kullën e tij, janë dhe do të mbeten një Altar Kombëtar i Qëndresës Mbarëkombëtare, që s’duhet të mbetet shqiptarë pa e vizituar e pa bërë homazhe dhe pa u përkulur me nderim e respekt për atdhetarin e flaktë e trimin zemërzjartë! Heroin Adem Jashari s’mund ta zënë në gojë ata që e burgosën në Shqipëri dhe e quajtën UÇK-ën terroriste, ata që furnizuan makinën vrastare e grupet kriminale të Serbisë me armë e karburante, për të  vrarë vëllezërit tanë, kur BE kishte vendosur embargon për Serbinë. Dhe ky ishte z.Sali Berisha, që theu embargon, që burgosi Adem Jasharin dhe e etiketoi UÇK- ën si terroriste dhe tani po na paraqitet si patriot i madh!!!??? Kam besim tek politikanët shqiptar të Kosovës, që të qëndrojnë larg tij, sepse përbaltin veten e tyre padrejtësisht.

Ato demonstrata frymëzuan edhe popujt e tjerë të Jugosllavisë, të Ballkanit dhe të vendeve ish-socialiste të Lindjes dhe u tregoi, se u ka ardhur fundi shteteve federative e konfederative, ku ekzistojnë kombe të privilegjuara e të shfrytëzuara.

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

Tiranë, më 15 prill, 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet kur qytetarët nuk marrin shërbime të duhura shëndetësore dhe…