Dëmtimi i tabelës që mban emrin e dëshmorit, Berisha: Policia të sjell para drejtësisë keqbërësit

12 janar 2024 | 11:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar pas dëmtimit të tabelës së rrugës që mban emrin e dëshmorit Kasim Shala në fshatin Ruhot të Komunës së Pejës.

Berisha ka thënë se kjo është hera e tretë që përdhosen emrat e heronjve në Pejë, prandaj Policia e Kosovës duhet që t’i sjell para drejtësisë keqbërësit.

“Është hera e tretë që përdhosen emrat e heronjve në Pejë në vende të ndryshme! Policia e Kosovës të hetoj dhe të sjell para drejtësisë keqbërësit”, ka shkruar Berisha.

Pas këtij akti qyqar ka reaguar me herët edhe motra e dëshmorit Kasim Shala, Safete Shala. “Hienat vetëm natën përdhosin vlerat se ditën ju shihen fytyrat. Kushdo që e ka bërë marrë ju qoftë. Ju jetë në ndërgjegje dhe familje… Turpi ju mbuloftë…”, ka shkruar Safete Shala në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë më 15 janar (e hënë)…