Dëmtohen kabllot metalike të transparentit me Thaçin dhe Veselin, reagon Nura

20 shkurt 2022 | 14:59

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se dikush i ka prerë qëllimshëm kabllot metalike të transparentit me fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Ai ka thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

“Të dashur qytetarë!  Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin ‘Liria ka emër’, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.  Dikë po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla të…