Dëmtohen tabelat informuese të shtigjeve në Istog, Kadaj-Bujupi e quan akt të shëmtuar
15 korrik 2020
| 21:46
Tabela të shumta informuese, sinjalistika të shtigjeve dhe atraksioneve që gjenden në zonën turistike të Istogut u dëmtuan së fundi.
Lidhur me dëmtimin e këtyre tabelave ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi e quajti këtë veprim si akt të papranueshëm, të shëmtuar e të dënueshëm. “Akt i papranueshëm i shëmtuar dhe i dënueshëm!”, ka shkruar Kadaj- Bujupi.