Dëmtohen varrezat e romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Rahovec

10 prill 2020 | 17:51

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka dënuar dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, duke theksuar se qëndrojnë së bashku dhe solidarizohen me komunitetet në Kosovë për të dënuar këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes.

“Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale. Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm. Ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e këtij akti ç’njerëzor dhe autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë”, ka thënë Latifi në reagimin e tij.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv…