Dëmtohen varrezat hebreje në Francë
19 shkurt 2019
| 16:34
Rreth 80 varreza të hebrenjve në Francë janë dëmtuar, kanë njoftuar zyrtarët.
Dëmtimet e varrezave janë zbuluar të martën, në prag të marshimeve mbarëkombëtare kundër rritjes së sulmeve antisemite.
Ngjarja ka ndodhur në varrezat e fshatit Quatzenheim, në natën ndërmjet të hënës dhe të martës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vizituar varrezat për të inspektuar dëmin, përpara se të drejtohet në Qendrën e përkujtimit të Holokaustit në Paris.
“Është e rëndësishme për mua të jem këtu sot me ju”, ka thënë presidenti Macron para udhëheqësve dhe anëtarëve të komunitetit hebre.
Presidenti Macron, ka dënuar abuzimin antisemit pasi një intelektual i spikatur ishte në qendër të një sulmi gjatë fundjavës.