Dëmtohen varrezat në fshatin Llapashticë të poshtme të Besianës
16 shtator 2018
| 13:09
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llapashticë e poshtme në Besianë, dy qytetarë kanë raportuar se janë dëmtuar 81 gurë dhe piramida të varrezave.
Njësia policore pas hetimeve ka arritur të identifikojë një të dyshuar për këtë akt, i cili thuhet se ishte me probleme psikike.
“Pas konsultimit me prokurorin i dyshuari është liruar pasi që i njëjti është i pa përgjegjshëm për veprimet e tij”, është thënë në njoftimin e policisë.
/Epoka e re/