Dëmtohet gypi i ujësjellësit në rrugën ‘Xhavit Ahmeti’ në Prishtinë, disa lagje mbesin pa ujë
Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë me dije se në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë është dëmtuar gypi i ujit.
Për shkak të dëmtimit të këtij gypi, KRU “Prishtina” ka theksuar se janë të obliguar ta ndalin ujin, deri në rregullimin e gypit në fjalë.
“Si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë para pak çastesh, jemi obliguar të ndërpresim furnizimin me ujë, respektivisht pompimin nga sistemi i rezervuarit Mirëditë. Lagjet që afektohen janë: ‘Mati’, ‘Banesat e Bardha’ në ‘Bregun e Diellit, ‘Taslixhe’, ‘Sofali’, rruga e ‘Bledit’ deri te ‘Vreshtat’. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit. Kërkojmë “mirëkuptim dhe besojmë në sanim të shpejtë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.