Dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Ilaz Kodra”
13 maj 2020
| 09:25
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar një gyp i ujit në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Ujësjellësi i kryeqytetit KA njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të saj kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta sanuar defektin në tub. “Jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit në rrugën ‘Ilaz Kodra’, një pjesë e lagjes Dardania (vetëm katet e larta) dhe banesat e ‘Arabëve’ në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar që ta sanojnë defektin sa më shpejt në mënyrë që furnizimi me ujë t’iu rikthehet konsumatorëve të zonës”, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës.
(B. D.: “Epoka e re”)