Dëmtohet gypi, një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë

29 korrik 2019 | 10:48

KRU “Prishtina” ka njoftuar qytetarët e Fushë Kosovës se një pjesë e tyre do të mbetet pa ujë nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

“Njoftojmë konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje (ana e djathtë), se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora deri në orën do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin për media.

Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 8.30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka ngritur lartë veprën e…