Dëmtohet linja e ujit Badoc-Prishtinë
Mbrëmë është dëmtuar linja e ujit Badoc Prishtinë, e cila është linja e çelikut me diameter 600 mm.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) bëjnë të ditur se nga mbrëmë janë duke punuar në rregullimin e këtij problemi.
“Për fat të keq kjo linjë është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë në degëzimin fillestar për Gracanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë”.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë”.
“Ju kuptojmë për shqetësimin që keni, por ju lutem na kuptoni edhe ju neve pasi që po bëjmë çmos që ju mos të ndjeni mungesën e ujit në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e KRUP.