Dëmtohet ‘në rrethana të panjohura’ vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, njoftohet policia

30 prill 2025 | 11:19

Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se sot në parkingun e administratës së QKUK-së është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

Në njoftim është thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

ShSKUK-ja ka bërë me dije se për incidentin janë njoftuar organet kompetente dhe se kanë nisur hetimet.

Njoftimi i plotë:

Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse.

Osman Hajdari: Me përkushtim të madh e kemi transformuar depon e  administratës dhe arkivën e drejtorisë së financave - Prizreni Sot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe deputeti Albin Kurti, ka…