Dëmtohet një gyp i madh i ujit në Prishtinë, “Agim Ramadani” dhe dy rrugë mbesin pa ujë
24 nëntor 2019
| 20:47
Në orët e mbrëmjes të së dielës, gypi kryesorë i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani” është e dëmtuar, duke bërë që rrugët një pjesë e kësaj zone bashkë me rrugët “Tringë Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” të mbesin pa ujë.
Në njoftimin për media të KRU “Prishtina”, thuhet se dëmtimi i këtij gypi e ka bërë të detyrueshme ndërprerjen e furnizimit me ujë për këto zona.
“Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njëjtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë”, thuhet në njoftimin dërguar nga KRU “Prishtina”.
“Ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Prishtina’ sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e zonave të lartëcekura!”, thuhet në njoftimin.