Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë disa rrugë në lagjen “Bregu i Diellit”
02 shtator 2020
| 17:08
Disa rrugë të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të një gypi.
Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, dëmtimi i gypit AC 200 mm është shkaktuar nga nënkontraktorë të Ndërmarrjes “Termokos”.
Në njoftim thuhet se “ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit”.
Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njëjtë e lagjes “Bregu i Diellit” konkretisht rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.