
Dëmtohet tabela e rrugës që mban emrin e dëshmorit Kasim Shala (Foto)
12 janar 2024
| 11:15
Është dëmtuar tabela e rrugës që mban emrin e dëshmorit Kasim Shala në fshatin Ruhot të Komunës së Pejës.
Pas këtij akti qyqar ka reaguar motra e dëshmorit Kasim Shala nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Hienat vetëm natën përdhosin vlerat se ditën ju shihen fytyrat. Kushdo që e ka bërë marrë ju qoftë. Ju jetë në ndërgjegje dhe familje… Turpi ju mbuloftë…”, ka shkruar motra e dëshmorit Safete Shala.