Dëmtoi tabelat në veri, arrestohet shtetasi i Serbisë

17 mars 2024 | 09:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Leposaviq pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të gjyqtares, është dërguar për procedim në Gjykatën për Kundërvajtje.

“VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…