Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?
Dëshmitari Demush Krasniqi me të hyrë në seancën e Speciales, i ka përshëndetur krerët e UÇK-së.
Këtë ka thënë se ia kanë kërkuar miqtë, gjë që nxiti reagimin e ZPS-së.
“Kur e kam marrë ftesën për të ardhur këtu e për të dëshmuar si ish-UÇK-së kam pas shumë mysafir, me kanë përcjellë shumë veteranë e në mesin e tyre kisha edhe të fshatrave përreth dhe porosia e tyre ishte që unë personalisht t’i përshëndes krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe deputetin Rexhep Selimin. Ma dhanë këtë porosi miqtë, shokët që unë këtë ta përcjelli dhe se di a mundëm ta përcjelli ashtu siç me kanë porositur, së kam pas shumë mysafir, me kanë përcjellë shumë veteran e në mesin e tyre kisha edhe të fshatrave përreth dhe porosia e tyre ishte që unë personalisht t’i përshëndes krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe deputetin Rexhep Selimin. Ma dhanë këtë porosi miqtë, shokët që unë këtë ta përcjelli dhe se di a muna ta përcjelli ashtu siç me kanë porositur”, ka thënë dëshmitari Krasniqi.
Më pas, lidhur me këtë prokurori e ka pyetur dëshmitarin se kush ishin këta miqtë që e porositën në këtë lloj mënyrë. Dëshmitari ka thënë se ata që e përcjellën për të ardhur në Hagë.
Më tutje, prokurori e ka pyetur se a iu kujtohen emrat e atyre personave që ia kanë dhënë këtë porosi si dhe a i kanë thënë atij se çfarë duhet të dëshmojë.
“Ishin miq të mi. Ishte dëshira ime që ta përcjelli këtë mesazh”, ka thënë dëshmitari duke shtuar se ai vetë e kishte bërë publike që do të shkonte në Hagë.
Me kaq kanë përfunduar pyetjet e prokurorit për dëshmitarin, mirëpo përpara kësaj, atij i është prezantuar një dokument në të cilin ishte emri i tij ku shkruhej “Vërejtje për shkak të mungesave”. /Betimipërdrejtësi