Demush Laçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
12 nëntor 2019
| 20:11
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laçi, është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije vet Laçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Të nderuar miq, bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës. Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë”, ka shkruar Laçi.