Demush Shasha tregon me fakte se jo vetëm Kurti ia ka nxirë jetën Vuçiqit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me anë të në një video adresimi në “Instagram” më 18 gusht, pas përfundimit të takimeve në Bruksel, kishte thënë se mezi po pret të kthehet në Serbi, pas një ditë të vështirë të bisedimeve. Një deklaratë e tillë e Vuçiqit kishte ekzaltuar përkrahësit e Albin Kurtit, të cilët duket se erdhën në përfundim njëzëri se vetëm kreu i Vetëvendosjes mund ta nervozojë presidentin serb.
Por, për Vuçiqin kjo nuk është diçka e re. Ai ndër vite ka përdorur taktizime të tilla me të cilat provon ta bindë opinionin serb se po lufton si luan kundër liderëve të Kosovës.
Mbështetësi i Vetëvendosjes , Demush Shasha, në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” e ka provuar pikërisht këtë. Ai ka përmbledhur disa deklarata të Vuçiqit që i kishte bërë para 7 viteve e këtij kur në Kosovë nuk ishte Kurti në pushtet. Vuçiqi si të vështira i përshkruante edhe takimet me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, etj.
Më poshtë postimi i plotë i Shashës:
Sot në ora 13:30 presidenti Vuçiq do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me dialogun. Konferenca me siguri do të jetë një akt tjetër i viktimizimit politik të Vuçiqit për qëllime të brendshme politike, prandaj të gjitha mesazhet që do të vinë sot nga Vuçiqi duhet parë ekskluzivisht nga prizmi i nevojave të tij personale politike. Dhe pjesë thelbësore e këtij cirku politik është viktimizimi personal i Vuçiqit dhe zmadhimi i armiqve kundër të cilëve Serbia lufton. Së fundi edhe këtë javë kur përfundoj takimet në Bruksel Presidenti Vuçiq cilësoj se kjo ishte “ditë e rëndë” për Serbinë.
Se si mund cilësohet diskutimi për gjëra të thjeshta sikur tabelat e veturave gjë e rëndë mbetet mister.
Por për të kuptuar këtë cirk dhe viktimizim politik të Vuçiqit ja një përmbledhje e paralajmërimeve për “ditë të rënda” të Vuçiqit:
“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 11 qershor 2015.
“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 maj 2017.
“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 15 nëntor 2017.
“Para nesh është një periudhë vendimtare dhe gjithsesi e rëndë”, 4 maj 2018.
“Para nesh është një periudhë tmerrësisht e rëndë”, 16 prill 2019.
“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 18 qershor 2020.
“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 10 korrik 2020.
“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 janar 2021.
“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 23 shkurt 2021.
“Dy-tre ditë të ardhshme do të janë ditët e mia më të rënda”, 31 maj 2021.“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 11 maj 2022.
“Sot ishte një ditë e rëndë”, 18 gusht 2022.