Denat Makolli sjell trofeun nga Podgorica në Prishtinë
Këtë fundjavë është mbajtur turneu Podgorica Open 2025 për të rinjë, i organizuar nga klubi i Pingpongut Buducnost, ku morren pjesë mbi 100 lojtarë nga shtetet e rajonit, e në kategorinë U11, triumfoi Denat Makolli duke sjellur trofeun nê Prishtinë.
Lojtari i sapo transferuar në KPP Priping, edhe pse në një konkurencë mjaftë të fortë, arriti të shpallet kampion e turneut memorial Sasa Milacic Podgorica Open 2025, duke siguruar trofeun e parë ndërkombëtare klubin prishtinas, për këtë vit. Ndersa i riu Deti Konushevci arriti të siguroj medaljen e bronztë në ketë turne ndërkombëtare.
Denati kaloi fazen e grupeve duke i mposhtur të gjitha lojtaret më rezultat 3:0, për të kaluar në fazen eleminuese, ku konkurenca ishte më e vështire. Në gjysëmfinale Denati mposht lojatrin Nikola Mikovic ndersa në finale u ballafaqua me kampionin e Podgorica Open 2024, Uroš Makajic, të cilin e mposhti me rezultat bindës 3:0.
Denati pas turneut u shpreh i lumtur me këtë rezultat dhe se këto suksese vetëm se e motivojnë edhe më shumë për garat e ardhshme vendore dhe ndërkombetare.
“Jam shumë i lumtur që e mposhta Uroshin në finale. Kam ushtru shumë këto ditë që me pas rezultate të mira në këtë turne” u shpreh Denati pas lojës.
Në këtë turne morren pjesë edhe lojtarë të klubeve tjera na Kosova si KPP Prishitna Mashkijt, KPP Prishtina Femrat të cilët nuk u kthyen pa medalje.
Enes Domaniku pati një paraqitje të shkëlqyshme ku ariti të kthehet si finalist nga Podgorica, ku në finale në një përballje të fortë ndaj Luka Karanovoc me shumë poena atraktiv, u mposhtë me rezultat 3 me 1. Ndersa Lenë Osmani rembeu vendin e dytë, ku u mposht nga kampionja e Malit te Zi Anastasja Vujovic me rezultat 3 me 1.
Turneu i radhës do të mbahet me datë 16 shkurt për nderë të Pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Federata e Pingpongut të Kosovës në Junik.