Dendias: Njohja nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve
09 tetor 2020
| 13:22
Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Diplomati grek nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por është shprehur se puna e njohjes nuk është çështje shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.
“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias.
Më tej ai ka thënë se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nikos Dendias ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar edhe me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani etj.