Dendias telefonon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në veri

19 dhjetor 2022 | 15:07

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Denidas ka bërë me dije se në kuadër të kësaj vizite ai ka pasur një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ministri grek ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në “Twitter”.

E për këtë komunikim ka shprehur falënderim edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme në këtë kohë”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të…